Administrata e Këshillit të Qarkut Dibër

Njësi  bazë të qeverisjes vendore janë komuna dhe bashkia. Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore. Në çdo komunë, bashki dhe qark, krijohen organet përfaqësuese dhe organet ekzekutive të qeverisjes vendore. Organi përfaqësues i qarkut është këshilli i qarkut. Në qark funksioni ekzekutiv kryhet nga kryetari dhe kryesia e këshillit të qarkut. Organet e njësive të qeverisjes vendore janë persona juridikë.

Organi përfaqësues i qarkut, krijohet me përfaqësues nga organet e zgjedhura të komunave dhe bashkive që e përbëjnë atë sipas mënyrës së përcaktuar në Kushtetutë. Gjithashtu edhe kryetari dhe kryesia e këshillit të qarkut zgjidhen nga këshilli i qarkut, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Të drejtat e njësive të qeverisjes vendore janë:

 – E drejta e qeverisjes: Ato mund të  përcaktojnë masa që i gjykojnë të nevojshme për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave, nxjerrin urdhëresa, vendime dhe urdhra që janë të detyrueshme për të gjitha subjektet në juridiksionin e tyre, mund të krijojnë struktura administrative për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave të tyre, mund të krijojnë njësi ekonomike e institucione në varësi të tyre, mund të krijojnë nëndarje administrativo-territoriale brenda juridiksionit.

– E drejta e pronësisë: Ato mund ushtrojnë të drejtën e pronësisë, dmth të shesin dhe japin në përdorim pronën e paluajtshme ose të luajtshme të tyre; e drejta e pronësisë ushtrohet nga këshilli përkatës, i cili nuk mund t’ia delegojë ushtrimin e kësaj të drejte askujt tjetër.

E drejta e mbledhjes së të ardhurave dhe e bërjes së shpenzimeve: Ato mund të krijojnë, mbledhin të ardhura dhe bëjnë shpenzime për përmbushjen e funksioneve të tyre, të vendosin taksa e tarifa për shërbimet si dhe nivelin e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe interesat e bashkësisë, të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre.

– E drejta e kryerjes së veprimtarive ekonomike: Ato mund të ushtrojnë veprimtari ekonomike që nuk bie ndesh me orientimet themelore të politikave ekonomike të shtetit, të ardhurat që përfitohen nga veprimtaria ekonomike mund të përdoren për mbështetjen dhe përmbushjen e funksioneve publike.

– E drejta e bashkëpunimit: Ato mund të ushtrojnë së bashku me njësi të tjera te qeverisjes vendore çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ose kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose kontraktimit me një palë të tretë, ato mund të bashkëpunojnë me njësi të qeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, ato kanë të drejtë të organizohen në shoqata.

– E drejta e personit juridik: Ato gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi.Komuna, bashkia dhe qarku, kryejnë funksione të veta, të përbashkëta dhe funksione të deleguara. Funksionet e veta të qarkut janë ndërtimi dhe zbatimi i politikave rajonale dhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore në nivel qarku. Qarku ushtron të gjitha funksionet që i delegohen nga një ose më shumë komuna e bashki brenda territorit të tij, sipas një marrëveshjeje të lidhur midis palëve. Qarku kryen dhe kompetencat e deleguara nga pushteti qendror.

Administrata e Keshillit te Qarkut Diber funksionon ne baze dhe per zbatim te ligjeve te meposhtme:

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise

Ligji nr.8652date 31.07.2000 “Per Qeverisjen Vendore

Ligji 152. “Per Nepunesin Civil”

Ligj Nr.8503, date 30.6.1999″Per te Drejten e Informimit per Dokumentet Zyrtar”

Regullore e Brendshme e Administrates

 

Nga Galeria

Liqeni i madh Lure ura_vashes DSC_0222 DSC_0881