Muaji tetor në të gjithë botën cilësohet si muaji rozë, për arsye se ditët e këtij muaji i kushtohen grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të luftës kundër kancerit të gjirit, u zhvillua një aktivitet me pjesëmarrje të gjerë në Bulevardin ” Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë.

Shumë personalitete  publike  ngritën zërin për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e grave për kontrolle periodike me qëllim parandalimin e kësaj sëmundje të rëndë.

E pranishme ishte dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Zj. Valentina HALITI, e cila shprehu dhe mesazhin e saj në përkrahje të fushatës sensibilizuese për vetëdijësimin dhe sensibilizimin e grave të prekura nga Kanceri i Gjirit.

Në fund të aktivitetit u zhvillua një marshim nga të gjithë të pranishëmit si simbol i mbështetjes së grave në këtë kauzë të rëndësishme.

 

Gepostet von TvDibra News am Montag, 21. Oktober 2019