Hyrja

Harta e Qarkut DiberNga shekulli i XI-të para erës së re hasim për herë të parë emrin Dibër në trajtat: Debor-os dhe Dibros, të cilin gjeografi Aleksandrin Klud Ptolemeu e vendos në kordinatat gjeografike 46º40gjatesi dhe 40º45 gjerësi.
Sipas këtyre kordinatave Dibra ndodhej në Verilindje të Skampit të Elbasanit dhe në veriperëndim të Lyhnidit (Oher).
Zosimi në “Historinë e re“rreth vitit 410 na e jep në trajtën e Doberes. Thukididi kryeqendrën e quan Dobiros, Straboni i vendos në rrjedhën e siperme të lumit Struma.
Shkrimtari romak Plini Sekundi i vendos Doberët sëbashku me disa fise te tjera pajaone, rrezë maleve të Rodonit, Skopit, dhe Orbelit.
Në shkrimet bizantine u shëndërua nga trajta Diboros në Debri.Njekohesishtë me penestët kohëvendës qenë edhe Doberët, por duke qenë se të parët ishin me të fuqishëm emri i tij i njohur i harroi Doberët qe më vonë do të shtriheshin në gjithë penestinë duke i dhenë trevës emrin e tyre Dibër…[Lexo më shumë]

Nga Galeria

ura_vashes DSC_0012 DSC_0881 Peshkopia