clip_image002

Panairi i te Vjelave 3 Tetor 2014

Në  daten  03 Tetor  2014, në qytetin e Peshkopisë,ne bulevardin kryesor, “Elez  Isufi”,  Drejtoria  Rajonale  e  Bujqësisë  Dibër në bashkëpunim dhe me mbeshtetje financiare te “CNVP “ ,”World Vision”, “FAF”   dhe “Banka  Popullore”   organizoi  panairin,  “Festa e të Vjelave”.

10302694_358540204321972_2489065207526523356_n

Në këtë event tashmë  të përvitshëm  morrën pjesë rreth 150 fermerë.

Pjesëmarrësit e vizitorët u prezantuan me produkte bujqësore e blegtorale, produkte të agroindustrisë,  prodhues fidanësh (frutorë e bimë zbukuruese), produkte artizanale si veshje e mjete pune, prodhues brumërash e ëmbëlsirash, bimë medicinale të ndryshme, etj.

Drejtoria e Bujqesise Diber duke qenë në koherencë të plotë edhe me politikat kombëtare për arrorët i  kushtoi një pavion të veçantë  arroreve, ku rreth 20 fermerë u  paraqitën me arra, lajthi, gështenjë,  produkte këto mjaft të kërkuara e me çmime të favorshme.

Si në të gjitha panairet e tjera edhe në këtë panair nga ana e Drejtorise se Bujqesise Dibër si menaxhuese kryesore  e tij, vëmendje të veçantë ju kushtua  prezantimit, ku fermerët u akomoduan nëper pavione e stenda, të ndarë sipas komunave e sipas produkteve. E veçanta e ketij panairi ishte vemendja ndaj marketingut ku  Sektori i Këshillimit Bujqësor  nga ana e tij, asistoi drejtpërdrejt tek çdo fermer duke i ofruar gjithë asistencën e nevojshme, që produkti që tregtohet dhe reklamohet ne kete panair të jetë jo vetëm cilësor por edhe i mirë ambalazhuar si dhe i shoqëruar me etiketën  përkatëse.

Gjithashtu në këtë  festë  tashmë tradicionale na nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues nga MBZHRAU, ministri z.Edmond  Panariti, përfaqësues vendor e të zgjedhur në Kuvend,  përfaqësues nga Drejtoritë Rajonale të Qarqeve,  përfaqësues të fermerëve më potencial, Kryetari i Bashkise Peshkopi si dhe Donatorë të tjerë. Për nder  te tyre  u shtrua sofra Dibrane ku pjesëmarrësit shijuan gatimet e pijet tradicionale të Qarkut tonë.

E gjithë kjo gamë produktesh e shërbimesh bëri që ky panair tashmë i përvitshmëm të jetë shpalosës e promovues i Rajonit si pjesë përbërëse e nxitjes dhe promovimit te vlerave në tërësi që mbart Rajoni ynë  për tu bërë sa më tërheqës për vizitorët dhe investitoret.

Nga Galeria

DSC_0012 DSC_0222 Peshkopi Peshkopia