Kryetari i Keshillit te Qarkut Diber

Të nderuar vizitorë të faqes sonë të internetit!

Ju falenderoj të gjithëve ju që vizitoni këtë faqe interneti dhe dëshironi të bëheni pjesë e çdo veprimtarie dhe aktiviteti të Qarkut tonë.
Brënda kësaj faqeje të vogël në pamje të parë, por shumë e vëllimshme dhe e plotë në brendësi të saj, shpalosen shumë qartë dhe thjeshtë informacione, materiale, të dhëna, inisiativa, aktivitete dhe zhvillime të këtij Qarku.
Kjo faqe shpresoj t’ju sherbejë për të krijuar një imazh më të plotë mbi Qarkun e Dibrës, një imazh që do të mbetet në kujtesën tuaj si imazh zhvillimi dhe ndryshimi.
Në mënyrë koncize dhe evidente paraqiten materialet e përpunuara të cilat krijojnë efikasitet kontekstual për të gjithë vizitorët e kesaj faqeje, në përvetësimin e dijeve dhe informacioneve që doni të merrni.
Në brendësi të sajë do të zbuloni historinë, figurat e shquara, traditat, mikpritjen tonë, veprimtaritë kulturore, detaje e hollësi për gjëra që thjeshtë i keni dëgjuar.
Përkushtimi drejt promovimit të gjerë të qëllimeve, synimeve dhe objektivave që ka Rajoni i Dibrës shprehet përmes aktiviteteve të ndryshme historike, kulturore dhe kryesisht aktiviteteve ekonomike që ne zhvillojmë.
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë banorëve të Qarkut Dibër dhe në emrin tim personal, t’ju ftoj të gjithë ju vizitorë, vendas dhe të huaj, që pak momente nga koha juaj, t’ja kushtoni faqes sonë të internetit.

Me respekt
Kryetari i Këshillit të Qarkut Dibër
Hajri Laçi

Nga Galeria

DSC_0012 DSC_0881 peshkopi Peshkopi