Informacion për Turistët

Zhvillimi i sektorit të turizmit, bazuar tek pasuritë natyrore dhe kulturore të qarkut të Dibrës e në veçanti në Zonën e Malësisë së Dibrës, është identifikuar si një mundësi e qartë për të rritur mundësitë e krijimit të burimeve të ardhurave për komunitetet lokale dhe për të zgjeruar një sektor relativisht të pazhvilluar.
Megjithatë, ky zhvillim mund të pengohet nga një mungesë serioze e mbrojtjes së mjedisit dhe infrastrukturës rrugore në rajon, e cila duhet të theksohet.

STRATEGJIA e Zhvillimit të Turizmit në zonen e Vargmalit të Deshati, Dibër (2014-2019), është një dokument i rëndësishëm i cili synon të identifikojë prioritetet për zhvillimin e qendrueshëm të turizmit në rajonin e vargmalit të Deshatit dhe strategjitë përkatëse si dhe të përcaktojë drejtimet në të cilat GLV (Grupi Lokal i Veprimit) mund të kontribuojë. Strategjia gjithashtu do të ndihmojë pushtetin vendor në zhvillimin e mëtejshëm të dokumenteve dhe hapave për zhvillimin e qendrushëm të turizmit në këtë zonë. Strategjia është përgatitur për të ndihmuar në identifikimin e potencialeve për zhvillimin e turizmit duke ofruar kuadrin e nevojshëm për inkurajimin e investimeve nga sektori publik dhe pri-vat përmes promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm, në partneritet me komunitetin, autoritetet dhe bizneset lokale.

Informacion për Turistët

Plani i Zhvillimit të Turizmit

 Fletë-Palosje

Vargmali i Deshatit

Nga Galeria

Liqeni i madh Lure ura_vashes DSC_0222 DSC_0881