Analiza e Këshillit të Qarkut Dibër për 6- mujorin e parë 2020.

Analiza e Këshillit të Qarkut Dibër për 6- mujorin e parë 2020.

Në datën 09.07.2020 në ambientet e Këshillit të Qarkut Dibër u zhvillua analiza e veprimtarise se institucionit ne 6- mujorin e parë 2020.

Ne materialin e pergatitur per kete qellim vend te veçante kishte angazhimi i institucionit ne perballimin e situates te krijuar nga shpallja e gjendjes se fatkeqesise natyrore per aresye te pandemise se shkaktuar nga COVID- 19.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut falenderoi per punen e mire te kryer gjate kesaj periudhe nga Komiteti ad- hoc i ngritur me Urdherin nr. 16 , datë 30.03.2020 i cili kishte ne perberje perfaqesues te bashkive dhe institucioneve qendrore ne nivel vendor te cilet kishin rol te rendesishem ne perballimin e e situates dhe ku drejtohej nga Zv/ Kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Halit PALAMANI.

Ne kete takim u raportua nga drejtuesit e sektoreve dhe drejtorive mbi aktivitetin e seciles strukture, realizimet e çfare nuk u realizua gjate ketij gjashtemujori per shkak te situates te krijuar.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Zj. Valentina HALITI ne perfundim te raportimeve dhe diskutimeve nga te pranishmit, duke marrë ne konsiderate faktin qe situata e fatkeqesise natyrore kishte cenuar realizimin e disa aktiviteteve te planifikuara per periudhen ne vazhdim terhoqi vemendjen ne:

1- Rishikimin e planifikimit vjetor te çdo strukture organizative per aresye te treguesve te parealizuar per shkak te pandemise.

2- Hartimin dhe miratimin e objektivave per secilin nenpunes per 6- mujorine dytë brenda muajit Korrik 2020.

3- Realizimin e projekt- idesë per hartimin e strategjiste se zhvillimit te rajonit dhe miratimin e saj në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Qarkut Dibër.

4- Angazhimin maksimal te personave pergjegjes per realizimin e takimeve te humbura, per aresye te pandemise, te organeve keshillimore qe drejtohen nga Kryetarja e Qarkut, veçanerisht realizimin e takimit te GMS brenda datës 15 shtator 2020.

Related Posts

Takim programi IPA Maqedonia e Veriut – Shqiperi

Takim programi IPA Maqedonia e Veriut – Shqiperi

Ceremonia e prezantimit të forcave SHQIPONJA 👮‍♀️👮‍♂️🚔 në DVPDibër, struktura shtesë për rritjen e rendit dhe të sigurisë në qark.

Ceremonia e prezantimit të forcave SHQIPONJA 👮‍♀️👮‍♂️🚔 në DVPDibër, struktura shtesë për rritjen e rendit dhe të sigurisë në qark.

23-Gushti, Dita e Çlirimit të Dibrës

23-Gushti, Dita e Çlirimit të Dibrës

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë organizoi workshopin 2 ditor në qarkun e Dibrës

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë organizoi workshopin 2 ditor në qarkun e Dibrës