
Aktivitetet
Analiza vjetore e Këshillit të Qarkut Dibër-2021
Sot me datë 14.01.2022 u zhvillua analiza vjetore për vitin 2021 drejtuar nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër znj. Valentina HALITI. Morën pjesë Përgjegjësit e Sektorëve së bashku me specialistët e Administratës.
Në këtë analizë u diskutuan puna e realizuar gjatë vitit të kaluar, vështirësitë e hasura gjatë kësaj periudhe, si dhe objektivat për vitin 2022 të detajuara sipas planeve të punës.
Fjalën e mori kryetarja duke analizuar punën e kryer gjatë vitit të kaluar.
Më pas fjalën e morën Përgjegjësit e Sektorëve të cilët bënë një analizë më të detajuar të punës së bërë gjatë periudhës janar-dhjetor 2021, duke vendosur dhe objektivat për vitin 2022.