Analiza vjetore e Këshillit të Qarkut Dibër

Analiza vjetore e Këshillit të Qarkut Dibër

 

Në datën 29 Janar 2020, në sallën e mbledhjeve të Keshillit të Qarkut Dibër u  zhvillua analiza vjetore e veprimtarisë së administratës për vitin 2019.
Në materialin e përgatitur për këtë qellim ishte pasqyruar veprimtaria e sektorëve, drejtorive dhe kabinetit.
Pyetjet dhe diskutimet në këtë takim pune, kishin përparësi përmisimin e mëtejshëm të veprimtarisë së administratës për vitin 2020, si dhe rritjen e performancës në përmbushjen e misionit të institucionit.
Në fjalën e saj Kryetarje e Këshillit të Qarkut  tërhoqi vëmendjen, që veprimtaria e institucionit të orientohet drejt punës me projekte të përbashkëta me njësite vendore të nivelit të parë (Bashkitë), OJF-të që veprojnë në rajon , si dhe komunat e rajonet në dy anët e kufirit. Vetëm në këtë mënyrë, mund të ofrojmë politika rajonale efektive, zbatimi i të cilave do të sjellë shërbim cilësor për qytetarët e rajonit tonë. Për këtë arsye  në strukturën e re, i është kushtuar rëndësi përforcimit me staf të sektorit të menaxhimit të projekteve .
Kryetarja theksoi, se është e rëndësishme te përmbushen detyrimet ligjore për mirëfunksionimin e organeve këshillimore (Këshilli Vendor i Arsimit, Komisioni i Mbrojtjes së Tokës dhe Komitetiti Rajonal të Planifikimit të Nevojave për Përkujdesje Shoqërore) të cilat shërbejne si ura lidhëse dhe bashkëpunimi me institucionet qëndrore në nivel vendor.Roli i tyre është vendimtar në harmonizimin e politikave rajonale me ato të qeverisjes qëndrore .
Shefja e kabinetit, hodhi idenë e krijimit të mundësive financiare për hartimin e një  strategjie rajonale të zhvillimit, si mundësi e mirë për tu paraqitur me projekte pranë donatoreve për financimin e tyre.
Në perfundim të takimit u miratua edhe plani vjetor i punës së institucionit për vitin 2020.

 

 
 

Related Posts

Përfaqësuesit e  Këshillit të Qarkut ndanë urimet midis tyre per Fitër  Bajram me përfaqësuesit e Myftinisë Dibër. 

Përfaqësuesit e  Këshillit të Qarkut ndanë urimet midis tyre per Fitër  Bajram me përfaqësuesit e Myftinisë Dibër. 

5 MAJ “DITA E DËSHMORËVE TË ATDHEUT”

5 MAJ “DITA E DËSHMORËVE TË ATDHEUT”

TeleDoc Albania ka hapur një linje të dedikuar me shërbim audio dhe video pa pagesë për të gjitha rajonet si Shqipëri ,Itali,Europë

TeleDoc Albania ka hapur një linje të dedikuar me shërbim audio dhe video pa pagesë për të gjitha rajonet si Shqipëri ,Itali,Europë

EKSPOZITA “LIRINË E GJETA KËTU”

EKSPOZITA “LIRINË E GJETA KËTU”