
Aktivitetet
CEREMONIA E ORGANIZUAR PËR DHËNIEN E TITULLIT TË XHEMAL HARUN DOMIT
CEREMONIA E ORGANIZUAR PËR DHËNIEN E TITULLIT TË XHEMAL HARUN DOMIT
( pas vdekjes)
Më datë 26 qershor 2023, në ambientet e “Hotel Veri”, Këshilli i Qarkut Dibër organizoi ceremoninë për dhënien e titullit “Personalitet I Qarkut Dibër z. Xhemal Harun Domi(pas vdekjes)”. Ky titull u dha me motivin:” Për kontribut te shquar në fushën e arsimit dhe pasqyrimit të histories dibrane”.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar përfaqësues të shoqatës “Korabi-Radomirë”, miq, familjarë kolegë e ish-nxënës. I pranishëm ishte z. Jorgo Papingji i cili shprehu kujtimet e tij në lidhje me figurën e Xhemal Harun Domit
Titulli i’u dorëzua familjarëve nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër znj Valentina Haliti.