
Aktivitetet
Ceremonia për emërtimin e një rruge në qendër të qytetit të Peshkopisë me emrin e “Dëshmorit të Atdheut” Artan Cuku!
Nga sot, një nga rrugët kryesore të qytetit të Peshkopisë do të mbajë emrin e “Dëshmorit të Atdheut”, ish drejtuesit të spikatur, djalit dhe personalitetit të shquar të Dibrës, Artan Cuku, i cili u vra në vitin 2017 për shkak të detyrës.
Respekt e mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e çdo “Dëshmori” dhe Efektivi të Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
I përjetshëm qoftë kujtimi i “Dëshmorit të Atdheut” Artan Cuku!