
Ceremonia përkujtimore e 100-vjetorit të vdekjes së figurës historike e Ramiz Dacit
Në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të dëshmorit të atdheut z. Ramiz Daci.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër znj. Valentina Haliti nderoi me pjesëmarrjen e saj organizatorët e kësaj ceremonie. Në fjalën e saj kryetarja lartësoi këtë figurë historike dhe veprimtarinë e tij që posedon vend në historinë e Shqipërisë dhe që do të mbahet mend ndër breza.
Përveç organizatorëve të Bashkisë Bulqizë, fjalën e mori edhe z. Nexhbedin Shehu, familjarë dhe intelektualë të tjerë dibrane.
Ndërkohë #KëshilliBashkiakBulqizë e shpalli Ramiz Dacin #QytetarNderi pas vdekjes, çmim i cili iu dorëzua të afërmve të tij. Pjesëmarrësit në ceremoni vendosën kurora me lule në lapidarin që #BashkiaBulqizë ka ndërtuar për nder të Ramiz Dacit, në vendin ku ai u qëllua për vdekje në #Valikardhë.
Gjatë ceremonisë u promovua edhe studimi monografik #RamizDaci, i studiuesit Zabit Lleshi.