
Aktivitetet
Festa e Gjoricës
Dje në Gjoricë, u zhvillua aktiviteti për përkujtimin e 80-vjetorit të formimit të Batalionit Partizan të Dibrës në Gjoricë. Në këtë ngjarje të shënuar historike nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër znj. Alma SELAMI , Prefekti i Qarkut Dibër si dhe veteran, miq dhe dashamirës të zonës.
Ky aktivitet i ndërmarë nga Bashkia Bulqizë u organizua në shenjë mirënjohje dhe respekti për dëshmorët. Gjithashtu u vendosën kurora me lule në Lapidarin në qendër të Gjoricës, për të nderuar kujtimin e heronjëve të paharruar. Më pas aktiviteti vijoi me veprimtaritë artistike të Artistëve të rinj e të talentuar të kësaj zone.