Festivali i interpretuesve te rinj

Festivali i interpretuesve te rinj

Në Qendrën Kulturore “Haki Stërmilli” u zhvillua “Festivali i interpretuesve të rinj të këngës” me nismën e z. Arif Vladi dhe mbështetjen e kryetares së Qarkut Dibër znj. Valentina Haliti dhe kryetarit të Bashkisë Dibër z. Rahim Spahiu. Kryetarja mes emocionesh përgëzoi për nismën e ndërmarë për promovimin e  zërave të rinj. Ky kompeticion, bëri bashkë 18 të rinj të talentuar nga shkolla të ndryshme të Dibrës dhe Bulqizës, të cilët përcollën emocione të jashtëzakonshme me interpretimin e këngëve tradicionale dibrane e shqiptare. Juria profesioniste e përbërë nga artistja Liri Rasha , kompozitori Igli Tomçini , si dhe profesoresha e letërsisë Teuta Qosja, vlerësoi:

Me çmimin e parë: Bora Bicin, nxënësen e shkollës “Xhevdet Doda” Bulqizë, për zërin e spikatur dhe interpretimin e shkëlqyer të këngës “Valsi i Lumturisë”.

Me çmim të dytë u vlerësuan: Arbër Dumani, shkolla “Irfan Hajrullai”, Dobrovë. Pamela Cekiçi, shkolla “Shefqet Tançi” Bulqizë.

Me çmim të tretë u vlerësuan: Vanesa Seferi, shkolla “Irfan Hajrullai”, Dobrovë. Roana Kaçkini, shkolla “Selim Alliu”, Peshkopi. Kejsi Kola, shkolla Brezhdan.

Ndërsa çertifikata “Mikrofoni i Artë” iu akordua të gjithë pjesëmarrësve në festival.

Related Posts

10-vjetori i Shkollës 9-vjeçare Hasan Leka

10-vjetori i Shkollës 9-vjeçare Hasan Leka

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi

Shkolla 9-Vjeçare  “KLODIAN TANUSHI”

Shkolla 9-Vjeçare “KLODIAN TANUSHI”

Festa 23 Gushtit

Festa 23 Gushtit

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe