Festivali “Oda Dibrane 2014”

Në datat 23, 24, 25 dhe 26 Tetor 2014 në qytetin e Peshkopisë, u zhvillua edicioni i 20-të i festivalit mbarëkombëtar “Oda Dibrane”

Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës, besës dhe bujarisë.

Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike dhe lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga apo niste gjëma, ku përdoreshin fjalët e urta dhe dialogu alegorik.

Aktiviteti zhvillohet për të njëzetin vit radhazi dhe tregon për vlera të padiskutueshme të ruajtjes, evidentimit dhe të interpretimit të folklorit mbarëshqiptar dhe mënyrës së tij organizative.

Festivali Folklorik “Oda Dibrane” ka për qëllim të prezantoje kulturën shpirtërore të popullit tonë si edhe të promovojë vlerat e trashëgimisë shpirtërore në një gjini krejt të veçantë, atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit dhe alegorisë si edhe t’i mbrojë këto vlera.

Në të morrën pjesë 25 grupe dhe ansamble folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Përshkrimi i plotë i aktivitetit gjendet tek rubrika Aktivitete.

Related Posts

Memoriali ne Fushe- Cidhen

Memoriali ne Fushe- Cidhen

Shpallje per LEVIZJE PARALELE DHE PRANIM ne sherbimin civil ne      kategorine ekzekutive (specialist)

Shpallje per LEVIZJE PARALELE DHE PRANIM ne sherbimin civil ne kategorine ekzekutive (specialist)

Njoftim për aplikim për anëtar të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe