Festivali “Oda Dibrane 2019”

Në datat 4, dhe 5 Tetor u zhvillua festivali tradicional mbarëkombëtar “Oda Dibrane”.Në këtë festival marrin pjesë shumë grupe kulturore artistike të cilat vijnë nga të gjitha trojet Shqiptare të cilët do të performojne pjesët e tyre artistike përballë publikut artdashës të Dibrës.

Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës, besës e bujarisë. Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike dhe lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga, ku përdoreshin fjalët e urta dhe dialogu alegorik.

Ky festival është një veprimtari specifike dhe origjinale në Shqipëri dhe më gjerë. Në këtë eveniment tashmë të përvitshëm marrin pjesë ansamble dhe grupe folklorike e popullore nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Festivali Folklorik “Oda Dibrane” ka për qëllim të prezantojë kulturën e popullit tonë si edhe të promovojë vlerat e trashegimisë shpirtërore në një gjini të vecantë , atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit dhe alegorisë si edhe ti mbrojë keto vlera.

Related Posts

Analiza e Këshillit të Qarkut Dibër për 6- mujorin e parë 2020.

Analiza e Këshillit të Qarkut Dibër për 6- mujorin e parë 2020.

Përfaqësuesit e  Këshillit të Qarkut ndanë urimet midis tyre per Fitër  Bajram me përfaqësuesit e Myftinisë Dibër. 

Përfaqësuesit e  Këshillit të Qarkut ndanë urimet midis tyre per Fitër  Bajram me përfaqësuesit e Myftinisë Dibër. 

5 MAJ “DITA E DËSHMORËVE TË ATDHEUT”

5 MAJ “DITA E DËSHMORËVE TË ATDHEUT”

TeleDoc Albania ka hapur një linje të dedikuar me shërbim audio dhe video pa pagesë për të gjitha rajonet si Shqipëri ,Itali,Europë

TeleDoc Albania ka hapur një linje të dedikuar me shërbim audio dhe video pa pagesë për të gjitha rajonet si Shqipëri ,Itali,Europë