Guida e Çiklizmit Malor

Guida e Çiklizmit Malor

Trajnimi për 18 Guida të Çiklizmit të Aventurës në bashkitë Mavrovë-Rostushë në Maqedoninë e Veriut dhe bashkinë Dibër në Shqipëri

Në kuadër të një projekti tjetër shumë i veçantë për nga natyra që ka të bëjë me, “Çiklizmin Ndërkufitar: Një turizëm i aventurës i një tjetër niveli në bashkitë Mavrovë-Rostushë në Maqedoninë e Veriut dhe bashkinë Dibër në Shqipëri” po kryhen disa aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me trajnimin per 18 Guida të çiklizmit malor (çiklizmi i aventurës) në zonën e projektit.

Këto aktivitete janë parashikuar të zhvillohen konform kurikulave që organizata Europiane e Instruktorëve dhe Guidave të Çiklizmit Malor (EO-MTB ing) po aplikon si standart.

Për shkak të situatës së pandemisë, 12 takime online nëpërmjet platformës Zoom u organizuan nën asistencën e ekspertëve të Kompanisë “Aliance ASE” e kontraktuar në kuadër të këtij projekti për të ofruar një shërbim të tillë. Trajnimet e ofruara janë fokusuar në tematikat e mëposhtme:

  1. Më 19 Shkurt u mbajt trajnimi i parë në internet për guidat e MTB, sipas standardit EO-MTBing.Gjatë këtij trajnimi temat e diskutuara ishin:
    • Prezantimi i organizatës EO MTBing dhe procesi i tyre i punës.
    • Prezantimi i kurikulës udhëzuese të MTB-së.
    • Prezantimi i aftësive të kërkuara, kriteret e vlerësimit dhe kërkesat e tjera.
  2. Më 16 Mars, u mbajt trajnimi i dytë teorik për guidat e MTB, sipas standardit EO-MTBing. Gjatë këtij trajnimi u adresuan parimet e menaxhimit të ndihmës së parë dhe të shpëtimit si:
    • Ruaj jetën.
    • Parandaloni përkeqësimin.
    • Promovoni shërimin.
    • Kontrolli i infeksionit.
    • Shkaqet e pavetëdijes.
    • Support dhe Mbështetje emergjente për jetën për të rriturit dhe fëmijët.
  3. Më 18 Mars, u mbajt trajnimi për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e tretë konsistoi në planifikimin e Turit / Shtigjeve dhe Planifikimin logjistik.
  4. Më 23 Mars, u mbajt trajnimi i katërt teorik për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.Gjatë këtij trajnimi u adresuan parimet e:
    • Historia dhe zhvillimi i MTB
    • Shkolla e biçikletave
  5. Më 25 Mars, u mbajt trajnimi për guideret e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e pestë konsistoi në Njohuritë rreth Mjedisit dhe Kulturës.
  6. Më 30 Mars, u mbajt trajnimi për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e gjashtë konsistoi në Mekanikën e Shërbimit themelor të Biçikletave.
  7. Më 1 Prill, u mbajt trajnimi për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e shtatë konsistonte në Navigacion dhe Orientim.
  8. Më 8 Prill, u mbajt trajnimi për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e tetë konsistonte në Anatomi + Fiziologji.
  9. Më 13 Prill, u mbajt trajnimi për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e nëntë konsistoi sërish në Anatomi + Fiziologji.
  10. Më 15 Prill, u mbajt trajnimi i dhjetë teorik për guidat e MTB, sipas standardit EO-MTBing.Gjatë këtij trajnimi u adresuan parimet e:
    • Hidrimi në sport.
    • Ushqimi në sport.
    • Dyqane diete dhe glukogjeni.
    • Dieta e ekuilibruar e çiklistit.
    • Hidrimi.
    • Pranimi ditor i lëngjeve.
    • Atletët dhe konsumimi i lëngjeve.
  1. Më 20 Prill, u mbajt trajnimi për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e njëmbëdhjetë konsistoi në Aftësitë e Lidershipit Ndërpersonal.
  2. Më 22 Prill u mbajt trajnimi për guidat e MTB-së, sipas standardit EO-MTBing.
    Dita e dymbëdhjetë konsistoi në Menaxhimin e Sigurisë dhe Vlerësimin e Rrezikut.

Pas përfundimit të pjesës teorike të trajnimit nga data 08 – 12 Maj 2021 do të zhvillohet edhe pjesa praktike në terrenin e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Posts

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian