Historiku

Pershkrim i pergjithshem i Qarkut Diber!

Harta e Qarkut DiberNga shekulli i XI-të para erës së re hasim për herë të parë emrin Dibër në trajtat: Debor-os dhe Dibros, të cilin gjeografi Aleksandrin Klud Ptolemeu e vendos në kordinatat gjeografike 46º40 gjatesi dhe 40º45 gjerësi.
Sipas këtyre kordinatave Dibra ndodhej në verilindje të Skampit të Elbasanit dhe në veriperëndim të Lyhnidit (Oher).
Zosimi në “Historinë e re” rreth vitit 410 na e jep në trajtën e Doberes. Thukididi kryeqendrën e quan Dobiros, Straboni i vendos në rrjedhën e siperme të lumit Struma.
Shkrimtari romak Plini Sekundi i vendos Doberët sëbashku me disa fise te tjera pajaone, rrezë maleve të Rodonit, Skopit, dhe Orbelit.
Në shkrimet bizantine u shëndërua nga trajta Diboros në Debri. Njëkohësisht me penestët kohëvendës qenë edhe Doberët, por duke qenë se të parët ishin me të fuqishëm emri i tij i njohur i harroi Doberët që më vonë do të shtriheshin në gjithë penestinë duke i dhënë trevës emrin e tyre Dibër.

Historiku i rrethit Mat
Origjinën e fjalës Mat( Matja) e kanë studiuar shumë studiues dhe shkencëtar por ende mbetet e papërcaktuar qartë prjardhja e saj. Disa besojnë se ky emer ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N. Jokli, shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe që ka lidhje me fjalën mat’anë(mat’anë lumit, mat’anë bregut). Në nje dokument të vitit 1304, në një liste anzhuine me emrat e 13 fiseve permendet edhe ai i Matit ne formën e Mateos.

Në vitin 1308 një anonim duke folur per kufijtë e Arbrit, shkruan: “Albani që është ngjitur me Greqinë, shtrihet midis Rashës dhe tokave të despotit të Epirit-e gjithë kjo krahinë laget nga 4 lumenj të medhenjë si frenta, Matja, Skumpinus …” Ka edhe dy raste të tjera ku bëhet fjalë për lumin Mat dhe Bregun e Matit sic është a i vitit 1374. Duke u nisur nga pozita geografike, e fortifikuar me male të larta nga të gjitha anët persa i perket krahinës së Matit, dijetari gjerman George Shtatmyler ka arritur në këtë perfundim:
Krahina e Matit, kjo krahinë Malësore e cila ashtë e rrethueme prej malesh të nalta, mund të kudrohet si një vend i shkëputum, pse i ka të gjitha kushtet natyrore për të mbetur me një ane. Me të drejtë kjo ka qenë qysh në kohët e vjetra e deri sot qendra popullore e shqypnisë, që i ka kundërshtumun ndikimit të huej.
Prandaj këto kujtime të përgjithshme na japin apriori deshminë se hapsina jetësore shqiptare e hershme ka qenë krahina e Matit.
Asht e ditun se nuk mund te mbeshtetemi vetëm në vleftën e dëshmive të nxjerruna apriori;
Por ashtë nevoja të paraqiten dëshmi nji nga nji, të cilat na vertetojnë me fakte se kultura Romake nuk e perfshinë krahinën e Matit.
Këto dëshmi mund të provohen në mbështetje të zbulimeve tokësore, arkeologjike dhe të tepricave t’emnavet latine”.

Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 177846 banorë sipas te dhenave te vitit 2013 (01.07.2013), burim i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Tiranë.
Dendësia mesatare ështe 68 banorë për km², që është më e ulët se mesatarja e vendit. Sipas ndarjes administrative të vitit 2000, popullsia e qarkut është e shpërndarë në tre rrethe, që përfshijnë 4 bashki.
Qarku i Dibrës ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë, në zonën qendrore malore, në të dy anët e lumit Drini i Zi dhe në luginën e Matit.
Ai kufizohet me Maqedoninë, në veri me qarkun e Kukësit, në veriperëndim me qarkun e Lezhës, në perëndim me qarqet e Durrësit dhe Tiranës dhe në jug me Qarkun e Elbasanit.
Dibra pozicionohet në këto koordinata gjeografike: gjerësia veriore, 41° 54′ 28″, dhe gjerësia jugore 41° 20′ 50″, gjatësi lindore 20° 34′ 50″gjatësi perëndimore 19° 48′ 36″.
Nën-rajoni verilindor karakterizohet nga një ndërtim gjeologjiki ndryshëm. Në këtë rajon, gjenden zona të ndryshme tektonike, si Korabi, Mirdita, Krasta – Cukali dhe Kruja. Nën-rajoni verilindor dominohet nga shkëmbinj të ndryshem të shtresëhollë dhe magmatike, sidomos ato ultra-bazikë. Përveç këtyre, të përhapur në mënyrë të konsiderueshme janë shkëmbinj sedimentarë, të llojit karbonat dhembetje erozioni të tokës.
Relievi: përbëhet nga vija malore, blloqe dhe kreshta, pllaja të larta dhe male të ndara, kodra dhe lugina lumenjsh, si dhe gropa të tërthorta dhe gjatësore. Relievi fillon nga lartësia 100-150 metra në disa lugina në perëndim deri në 2751 metra në Korab. Në lartësitë mbi 1600 metra ka një peisazh të zhvilluar akullnajor në formën e cirkut, si Nezhda e Lurës, Malësia e Martaneshit dhe vija malore e Korabit.

Klima është mesdhetare kodrinore paramalore dhe mesdhetare malore.

Nëntoka është e pasur me minerale si bakri dhe kromi, por edhe me gurë dekorative dhe ndërtimi, mermerë, inertetet e shtretërve të lumenjve, baltëargjile, etj. Minierat më të rëndësishme që vazhdojnë të operojnë janë minierat e kromit në Bulqizë dhe zonen rreth saj.

Historiku i Qarkut Diber

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe