
Aktivitetet
Inagurimi “Lapidari i Gjoricës”
Në kuadër të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë si dhe të 78-vjetorit të Clirimit të Shqipërisë, Bashkia Bulqizë organizoi ceremoninë për inagurimin e lapidarit në simbolikën “Nëntë malet e Dibrës”.
Lapidari është financim i bërë nga Këshilli i Qarkut Dibër, për të kujtuar betejën e famshme zhvilluar në vitin 1844, në Gjoricë kundër ekspeditës turke të komanduar nga Hajredin Pasha.
Në këtë inagurim morën pjesë kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, znj. Valentina Haliti, deputeti z. Lavdrim Krashi, përfaqësues të organizatës së veteranëve, organizatës së dëshmorëve dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.