Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Ditën e mërkurë, datë 03.11.2021, ora 10:30, në ambjentet e Këshillit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Kryetares së Këshillit të Qarkut Dibër Znj. Valentina Haliti u zhvillua mbledhja e rradhës i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Zyrave Vendore Arsimore, drejtuesit e zyrave përkatëse në bashki, që mbulojnë problemet  e arsimit dhe personalitete të arsimit nga katër bashkitë e qarkut me rend dite:

  1. Problemet me të cilat u përballën institucionet arsimore në fillimin e vitit.
  • Plotësimi i institucioneve arsimore me personel drejtues e mësimdhënës që në ditën e parë.
  • Paisja e nxënësve me tekste mësimore.
  • Analizimi  i të dhënave mbi regjistrimin e nxënësve dhe krahasimi me vitet e mëparshme.
  • Mundësitë e përqendrimit të institucioneve arsimore në rrethanat e rënies së numrit së nxënësve.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               2.  Gatishmëria e ambienteve të institucioneve arsimore.
  • Përgatitja e ambjenteve të institucioneve arsimore për fillimin e vitit( e ashtuquajtura”fushat arsimore”).
  • Kushtet e higjienës dhe furnizimi me ujë i ambjenteve të isntitucioneve arsimore.
  • Masat që janë marrë për sigurimin e ngrohjes në institucionet arsimore.

Për dy temat e mësipërme ishin përgatitur nga sekretaria teknike e Këshillit relacionet përkatëse bazuar në informacionet e ardhura nga Zyrat Vendore Arsimore dhe zyrat përkatëse për arsimin në katër bashkitë e qarkut. Relacionet e përgatitura u shoqëruan me diskutimet e anëtarëve të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.

Ndër të tjera u kërkua nga anëtarët e Këshillit të ushtrojnë ndikim institucional pranë strukturave përkatëse në Bashki dhe Këshillat Bashkiak(komisionet) që në planifikimin e buxhetit për vitin 2022 të shihet me përparësi struktura arsimore. Duhet të kërkojmë pranë Bashkive dhe Këshillave Bashkiak buxhetimin në arsim sipas formulës” për nxënës”, mbështetur në pikën 1, neni 38 të Ligjit nr.69/2012 ” Për sistemin Arsimor Paruniversitar në republikën e Shqipërisë”. 

Në përfundim të takimit u ra dakort që takimi i rradhës të zhvillohet në muajin Dhjetor 2021 ku do të trajtohet: Roli i Drejtorisë Rajonale dhe Zyrës Vendore Arsimore.

Related Posts

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian

Joint Monitoring Committee of the IPA CBC Programme Republic of North Macedonia-Republic of Albania 2014-2020