
Vendime
Mbledhja e Këshillit të Qarkut Dibër
Ditën e mërkurë, datë 24.06.2020 në ambjentet e Bashkisë Bulqizë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Qarkut Dibër me rend dite:
- Për miratimin e propozimit për shpallje “Dëshmor i Atdheut” z.Mislim Hasan Balla.
- Për miratimin e propozimit nga Komiteti i Veteranëve Dibër për shpallje “Dëshmor të Atdheut” 19 të rënëve në vitin 1918.
- Për miratimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive për vitin 2020 të Qarkut Dibër.
- Për miratimin e rregullores mbi rregullat e etikës të administratës së Këshillit të Qarkut Dibër.
- Për miratim ndryshim zërash buxhetor për vitin 2020.
- Informacion mbi masat e marra për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
- Për financim në raste sëmundjesh.
- Për miratimin e projekt-idesë mbi hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Rajonit, për periudhën 2021-2026.
- Të ndryshme.