
Mbledhje Keshilli 2023
Mbledhja e Këshillit të Qarkut Dibër / Tetor 2023
Këshilli i Qarkut duke qenë se në ndarjen territoriale përfshinë Bashkitë Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos ka vendosur që mbledhjet e saj t’i zhvilloj në secilën nga Bashkitë respektive. Kjo me qëllim transparence dhe efiçence të punës sonë të përbashkët në marrjen e vendimeve të përbashkëta në dobi të komunitetit tonë.
Sot me datë 20.10.2023 në orën 11˚˚, mbledhja e rradhës e Këshillit të Qarkut Dibër u zhvillua në Bashkinë Mat me rend dite:
- Për propozimin e Organizatave që do të nominohen për çmim në ditën Kombëtare të Aktivizimit 2023.
- Për miratimin e ndryshimit të destinacionit të fondit akorduar Bashkisë Klos.
- Për miratimin e propozimit për pension të posaçëm shtetëror z. Medi Han Lika.
- Për miratimin e propozimit për pjesëmarrjen e Kryetares së Këshillit të Qarkut Dibër në takimet e organizuara jashtë vendit.
- Për miratimin e transferimit pa pagesë të disa asateve (inventar i imët), Bashkisë Dibër.
- Për miratimin e transferimit të fondit Bashkive Dibër, Bulqizë, Klos dhe Mat.
- Të ndryshme….