
Mbledhja e Keshillit Vendor Parauniversitar
Në datën 20 Korrik 2023 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Kryetares së Këshillit të Qarkut Dibër Zj. Alma Selami u zhvillua takimi i dyte për këtë vit i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.
Në takim morën pjesë përfaqësues të zyrave vendore arsimore, drejtuesit e zyrave përkatëse në Bashki që mbulojnë problemet e arsimit si dhe personalitete të arsimit nga katër Bashkitë e Qarkut, anëtarë të këtij Këshilli.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut pas prezantimit me secilin nga anëtarët, falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen dhe kontributin e tyre në funksionimin e kësaj strukture dhe prezantoi për të pranishmit rendin e ditës:
1. Arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara.
2. Financimi i institucioneve arsimore.
3. Gjendja e ambjenteve në institucionet arsimore.
4. Miratimi i rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme.