Mbledhja e Këshillit Vendor Parauniversitar

Mbledhja e Këshillit Vendor Parauniversitar

Takimi i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar

Në datën 05 Prill 2022 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e ZV/Kryetarit të Këshillit të Qarkut Dibër Z. Halit Palamani  u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.

Në takim morën pjesë përfaqësues të   zyrave vendore arsimore, drejtuesit e zyrave përkatëse në bashki që mbulojnë problemet e arsimit si dhe personalitete të arsimit nga katër bashkitë e qarkut.

ZV/Kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Halit Palamani falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen dhe kontributin e tyre në funksionimin e kësaj strukture dhe prezantoi për të pranishmit rendin e ditës: 

 

  1. Miratimi i planit të tematikave të KVAP  për vitin 2022.
  • Mendime dhe sugjerime për ndryshime në draftin bashkëlidhur.                                                                                                                                                                                                                                            2.Siguria në institucionet arsimore  (Bashkitë +ZVA-të)
  • Masat e mara nga njësitë e  vetëqeverisjes vendore për sigurinë në institucionet arsimore.
  • Mbulimi me këtë shërbim i institucioneve arsimore, në veçanëti institucionet e arsimit të mesëm të lartë.
  • Trajnimi i punonjësve të sigurisë.

       3. Këshillimi i karierës në përfundim të dy cikleve të arsimit parauniversitar (ZVA-të).

  • Roli i drejtorisë së shkollës në orientimin e nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të ulët.
  • Roli i prindërve në orientimin e karierës për fillimin e arsimit të mesëm të lartë.
  • Roli i ZVA dhe bashkepunimi me universitetet për këshillimin e karierës në përfundim të arsimit të mesëm të lartë.

       4. Miratimi i rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme.

  • Në pikën e parë të rendit të ditës anëtarët e këtij Këshilli pasi ishin njohur më parë me draft-planin vjetor e miratuan atë.
  • Lidhur me sigurinë në institucionet arsimore pasi u relatua nga sekretaria teknike u vu theksi tek mbulimi me sistemin e kamerave të institucioneve arsimore  kryesore në secilën bashki.
  • Anëtarët pas relatimit, diskutuan dhe ballafaquan përvojat mbi këshillimin e karrierës veçanërisht në përfundim të ciklit 9 vjeçarë.
  • Në përfundim anëtarët u dakortësuan që në takimin e radhës të trajtohen temat:
  • Arsimi profesional në rajon.
  • Procesi i administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore.

 

Related Posts

10-vjetori i Shkollës 9-vjeçare Hasan Leka

10-vjetori i Shkollës 9-vjeçare Hasan Leka

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi

Shkolla 9-Vjeçare  “KLODIAN TANUSHI”

Shkolla 9-Vjeçare “KLODIAN TANUSHI”

Festa 23 Gushtit

Festa 23 Gushtit

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe