Mbledhja e Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar

Në ambjentet e Këshillit të Qarkut Dibër u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.

Ky Këshill drejtohet nga Kryetarja e Këshillit të Qarkut dhe ka në përbërje:

  • katër drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore,
  • katër drejtuesit e zyrave përgjegjëse për problemet e arsimit pranë bashkive të qarkut
  • katër personalitete të fushës së arsimit (nga një përfaqësues për sejcilën bashki)

 

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Zj. Valentina Haliti falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen dhe kontributin e tyre në funksionimin e këtij organi këshëllimor.

  • Më pas Kryetarja kërkoj nga të pranishmit opinione dhe sugjerime mbi draftin me tematikat që do të trajtojë Këshilli gjatë vitit 2021. Në përfundim të diskutimeve u miratua plani i veprimit të Këshillit për vitin 2021.

Në takim u trajtuan gjithashtu dy tema mjaft të ndjeshme për arsimin në rajon:

  1. Drejtuesi dhe roli I tij në menaxhimin e veprimtarisë së institucionit arsimor.
  2. Bashkëpunimi me vetëqeverisjen vendore për infrastrukturën

Për dy temat e mësipërme ishin përgatitur nga sekretaria teknike e Këshillit relacionet përkatëse bazuar në informacionet e ardhura nga Zyrat Vendore Arsimore dhe bashkitë e qarkut.

Në përfundim Këshilli miratoi rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme:

  • Qytetaria dhe sjellja etike si faktor bazë në mbarëvajtjen e procesit.
  • Arsimi parashkollor

Takimi i radhës do të mbahet në muajin Qershor.

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe