
Aktivitetet
Mbledhja e Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar
Në datën 21 Dhjetor 2021 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e ZV/Kryetarit të Këshillit të Qarkut Dibër Z. Halit Palamani u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.
Në takim morën pjesë përfaqësues të zyrave vendore arsimore, drejtuesit e zyrave përkatëse në bashki që mbulojnë problemet e arsimit si dhe personalitete të arsimit nga katër bashkitë e qarkut.
ZV/Kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Halit Palamani falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen dhe kontributin e tyre në funksionimin e kësaj strukture dhe prezantoi për të pranishmit rendin e ditës:
- Roli i Drejtorisë Rajonale dhe Zyrës Vendore Arsimore
- Nivelet e bashkëpunimit, efektiviteti.
- Politikat rajonale afatshkurtëra të zhvillimit të arsimit.
- Inspektimi në isntitucionet arsimore.
- Përmbledhje e aktivitetit të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.
- Mendime mbi tematikat që do të përfshihen në planin vjetor të KVAP-së për vitin 2022.
- Në pikën e parë të rendit të ditës drejtuesit e zyrave vendore arsimore u përfshinë në diskutime mbi funksionimin e strukturave drejtuese të institucioneve arsimore. U theksua gjithashtu që Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe strukturat vartëse të saj janë tashmë në një studim për ndryshimet e mundshme në legjislacion, të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2022.
- Në pikën e dytë të rendit të ditës u paraqit në mënyrë të përmbledhur gjithë aktiviteti i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar për vitin 2021.
- Lidhur me pikën e tretë u propozuan nga të pranishmit tema për tu trajtuar nga këshilli në vitin 2022. Në përfundim të diskutimeve u vendos që sekretariati të përgatisë draft-planin e veprimtarive për vitin 2022, i cili do të miratohet nga ky këshill në takimin e parë për vitin 2022.