Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Ditën e mërkurë, datë 10.11.2021 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Dibër në mbështetje të Nenit 8 të Ligjit Nr.9244 datë 17.06.2004 “Për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore” i ndryshuar, Vendimit Nr.80, datë 28.01.2005 “Për Përbërjen, Mënyrat e Funksionimit, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave Shtetërore të Mbrojtjes së Tokës Bujqësore”, si anëtar i Komisionit për Mbrojtjen e Tokës(KMT) i ngritur me Vendim të Këshillit të Qarkut Dibër Nr.08, datë 19.03.2019, u zhvillua mbledhja e rradhës me rend dite:

  1. Informacion mbi treguesit e dëmtimeve të tokës bujqësore për 6-Mujorin II 2021.
  2. Informacion mbi planifikimin dhe përdorimin e të ardhurave nga taksa e tokës bujqësore.
  3. Masat e mara nga strukturat vendore për parandalimin e dëmtimeve të tokës bujqësore nga faktorët natyror dhe njerëzor.
  4. Të ndryshme. 

Në përfundim të mbledhjes Komisioni i Mbrojtjes së Tokës doli me këto detyra për ndjekje:

  1. Brenda muajit dhjetor 2021, të kontrollohen dhe të riinventarizohen treguesit për kanale të para dhe të dyta kullues nën menaxhimin e bashkive si dhe ato nën menaxhimin e fermerëve.
  2. Brenda muajit nëntor 2021, strukturat e mbrojtjes së tokave bujqësore pranë bashkive, të bëjnë një kontroll të hollësishëm të territorit dhe të evidentojnë çdo ndërtim të jashtëligjshëm të kryer në tokën bujqësore, si dhe të evidentojnë çdo ndërhyrje të kryer në tokën bujqësore si, gërmime, hedhje inertesh e mbeturinash për tjetërsim zëri kadastral.
  3. Brenda muajit nëntor 2021 të kontrollohen argjinaturat mbrojtëse përgjatë rrjedhjes së lumenjve dhe të meren masa për riparimin e pjesëve të dëmtuara para fillimit të reshjeve dhe fryerjes e vërshimit të lumenjve.
  4. Të bashkërendohet puna e strukturave të mbrojtjes së tokës bujqësore pranë bashkive me njësitë administrative e sidomos me sektorin e financës si dhe për planifikimin e të ardhurave nga taksa e tokës bujqësore ashtu edhe për orientimin e përdorimit të këtyre të ardhurave për rehabilitimin e treguesve të dëmtimit të saj.

Related Posts

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian

Joint Monitoring Committee of the IPA CBC Programme Republic of North Macedonia-Republic of Albania 2014-2020