
Mbledhja e rradhes Keshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar
Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar nën drejtimin e Kryetares së Këshillit të Qarkut Zj.
Valentina Haliti zhvilloi sot datë 24 Nëntor 2022 takimin e radhës dhe të fundit për këtë vit
kalendarik me rend dite:
1. Treguesit statistikor mbi regjistrimet, pasojat e renies së numrit të nxënësve.
– Të dhëna statistikore mbi regjistrimet
– Numri i klasave të mbyllura dhe mësues të shkurtuar.
– Numri i shkollave të përqendruara
– Probleme të sigurimit të transportit.
– Mundësitë e sistemimit të nxënësve në konvikte.
2. Roli i bordeve dhe komisioneve në menaxhimin e institucioneve arsimore.
– Bashkëpunimi mësues-prindër-qeveri e nxënësve-vetëqeverisje vendore.
– Efektiviteti i bordeve dhe komisioneve.
– Roli i komisioneve të disiplinës.
3. Hartimi dhe miratimi i Raportit mbi aktivitetin vjetor të KVAP.
– Miratimi i raportit vjetor mbi aktivitetin e KVAP që do ti paraqitet për informim Këshillit të Qarkut.
Në informacionet e Zyrave Vendore Arsimore mbi regjistrimet për vitin 2022-2023 konstatohet fenomeni i rënies së numrit të nxënësve në institucionet arsimore dhe për pasojë zvogëlimi i numrit të klasave të formuara dhe krijimi i klasave kolektive. Ky fenomen natyrisht shoqërohet edhe me shkurtimin e numrit të mësuesve.
Zhvillimi i mësimit në klasa kolektive dëmton ndjeshëm cilësinë. Në këto rrethana anëtarët e KVAP Dibër propozuan që ZVA-të në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve arsimore të paraqesin një projekt propozim të detajuar mbi përqëndrimin e mundshëm të shkollave bazuar në ritjen e kapaciteteve të transportit dhe shfrytëzimin e mundësive të sistemimit në konvikt.
Të dhënat statistikore të detajuara mbi regjistrimin e nxënësve për çdo institucion arsimor do ta gjeni të publikuar në faqen zyrtare te institucionit duke filluar nga data 1 Dhjetor 2022.
Bordet dhe komisionet (etikës, vlerësimit) pranë institucioneve arsimore janë ngritur në përputhje me aktet ligjore e nënligjore por konstatohet se në të shumtën e rasteve roli i tyre nuk është i duhuri, madje në shumë raste është inekzistent. Ndryshimi i legjislacionit të funksionimit të bordit, madje mundësia e trajtimit financiar të anëtarëve, do të ishte një instrument i mirë për të vënë në funksion bordin dhe komisionet.
Në këtë takim u miratua edhe raporti vjetor i aktivitetit të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar i cili do i paraqitet për informim Këshillit të Qarkut Dibër në mbledhjen e fundvitit.