
Mbledhja e rradhës Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar
Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar nën drejtimin e Kryetares së Këshillit të Qarkut Zj. Valentina Haliti zhvilloi sot më datë 29 Shtator 2022 takimin e radhës me rend dite:
1. Përgatitja e ambjenteve për fillimin e vitit shkollor.
– Lyerja dhe mirëmbajtja e zakonshme e godinave të institucioneve arsimore.
– Gjendja e nyjeve sanitare dhe ujit të pijshëm në institucionet arsimore.
– Sigurimi i masave mbrojtëse kundër zjarit në institucionet arsimore.
– Sigurimi i lëndës djegëse për ngrohje.
– Buxheti i planifikuar për kancelari e shërbime të tjera të infrastrukturës.
– Gjendja e laboratorëve dhe mjeteve didaktike.
2. Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore.
– Ngarkesa nxënës/psikolog në çdo ZVA dhe rajon.
– Niveli profesional i punonjësve që mbulojnë shërbimin psikologjik.
– Fenomenet/çështjet kryesore që trajtohen nga shërbimi psikologjik.
– Rastet më të suksesshme të trajtuara.
– Mësuesit ndihmës në institucionet arsimore.
3. Miratimi i rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme.
Me informacionet e ardhura nag Zyrat Vendore Arsimore dhe bashkitë e qarkut u përgatitën nga sekretariati relacionet përkatëse për sejcilën pikë të rendit të ditës. Nga informacionet dhe dikutimet në takim konstatohet një vëmendje e shtuar ndaj përgatitjeve të ambjenteve të institucioneve arsimore për fillimin e vitit shkollor. Përvoja e mirë e ZVA Mat dhe Klos në informimin e bashkive në përfundim të çdo viti mbi problematikat e mirëmbajtjes për sejcilin objekt arsimor u ra dakort që të përdoret çdo vit edhe nga dy zyrat tjera arsimore. Gjithashtu të pranishmit vendosën që në prag të miratimit të buxhetit të paraqesin pranë bashkive nevojat për kancelari të çdo institucioni arsimor nëpërmjet hartimit të një preventivi real. Njësitë e vetëqeverisjes vendore po marin masat për furnizimin e institucioneve arsimore me lendë djegëse dhe pritet të fillojë shpërndarja. Evidentohet mungesa e laboratoreve në institucione arsimore.
Për sa i takon shërbimit psikologjik në institucionet arsimore u evidentua fakti që këtë vit është shtuar numri i psikologëve duke zvogëluar numrin e nxënsve për psikolog në 300 nga 500 nxënës/psikolog që ishte. Shërbimi psikologjik në shkollat tona nuk është akoma në nivelin e pritshmërive dhe të pranishmit nënvizuan domosdoshmërinë e rolit të psikologut në mësimdhenie dhe mësimnxënie.
U miratua edhe rendi i ditës për takimin e ardhshëm të këtij Këshilli:
– Treguesit statistikor mbi regjistrimet dhe pasojat e zvogëlimit të numrit të nxënësve.
– Roli i bordeve dhe komisioneve në menaxhimin e institucioneve arsimore.
– Miratimi i raportit mbi aktivitetin vjetor të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar.