
Aktivitetet
Meeting of Congress Monitoring Committee 30 June 2022, in Istanbul, Türkey
Meeting of Congress Monitoring Committee 30 June 2022, in Istanbul, Türkey
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër znj. Valentina Haliti dhe znj. Majlinda Bufi kryetare e Bashkisë Roskovec, përfaqësuan Shqipërinë si anëtare e Komitetit mbikqyres dhe vëzhgimit zgjedhor në Kongresin e Autoriteve Lokale dhe Rajonale (Congress of Local and Regional Authorities) mbajtur në Stamboll, Türkiye më 30 qershor 2022, në prani të Ekrem Imamoğlu, Kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe Hasan Akgün, Kryetar i Bashkisë së Büyükçekmece.
Komiteti i Monitorimit të Kongresit Autoriteve Lokale dhe Rajonale (Congress of Local and Regional Authorities) shqyrtoi:
– Miratimin e projekt raportit per mbikqyrjen dhe zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale ne Republikën Çeke.
– Miratimin e raporteve per Belgjikën, Danimarkë.
– Informimin mbi vëzhgimin e realizuar nga kongresi mbi gjendjen e democracisë locale në Republikën e Moldavisë.
– Miratimin e raporteve mbi vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të pjesëshme në Shqipëri (6 mars 2022) dhe zgjedhjet bashkiake në Holandë (16 mars 2022) si dhe zgjedhjet lokale në Beograd dhe disa komuna të tjera në Serbi (3 prill 2022).
– Miratimin e projekt-rekomandimeve dhe rezolutat mbi “Një e drejtë themelore për mjedisin: një çështje për autoritetet lokale e rajonale. Drejt një leximi të gjelbër të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale”.