Mjedisi

Qarku i Dibres shtrihet ne verilindje te Shqiperise , ne rrjedhjen e mesme te lumit Drini i zi dhe lumit Mat. Qarku ka nje siperfaqe totale prej 188571 ha. Terreni eshte kryesisht kodrinoro-malor ndersa zona fushore dhe kodrinore jane baze e zhvillimit te prodhimit bujqesor ku gjithashtu sigurohen dhe nje sere prodhimesh te arrave dhe drureve te tjere frutore por dhe bime mjeksore. Kurse malet dhe luginat perbejne burime te medha pyjore dhe kullosore si ponteciale te prdhimeve pyjore e vecanerisht te arroreve ku vend te rendesishem zene Lajthia dhe Geshtenja. Ne pergjithesi mjedisi nuk eshte shume i ndotur per shkak se nuk eshte nje rajon i ish industrializuar. Qarku i Dibres ndodhet ne basenet e lumit Mat dhe Drini i Zi. Edhe pse nuk ka te dhena, uji i ketyre lumenjve konsiderohet i cilesise se mire dhe niveli i ndotjes (duke mos marre parasysh shkarkimin e ndotesve dhe ndertimet) eshte i ulet. Lumi i Drinit te Zi buron nga Liqeni i Ohrit dhe rrjedh mes terrenit malor qe rrit forcen e ujit dhe e ben ate te pershtatshem per perdorim hidrocentrali. Lumi i Matit buron nga gryka e Kaptines dhe rrjedh drejt liqenit artificial te Ulzes.

Informacion i Pergjithshem per Mjedisin

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe