Parandalimi i Ndotjeve

Ne Qarkun Diber mbizoteron funksionimi i sheshe te depozitimit duke theksuar qe nuk ka ne funksion ndonje landfill industrial per depozitimin dhe trajtimin e tyre. Gjenerimi i mbetjes urbane ne nivel rajonal eshte ne masen 42% te mesatares kombetare. Disa nga Njesite e Qeverisjes Vendore te Qarkut diber kane vetem vend-depozitime dhe te tjerat mbetjet i asgjesojne ne menyre te paligjshme, ngelet nje nder problemet kryesore menaxhimi i mbetjeve urbane ne rajonin tone.

Siç eshte theksuar dhe ne strategjine e zvhillimit rajonal Diber menyrat e mundeshme per permisim ngelen: perdorim i qendrueshem i burimeve te pasura natyrore duhet te perbeje nje perparesi. Investimet dhe permiresimet ne organizimin e sherbimeve jane te nevojshme, veçanerisht ne fushen e administrimit te mbetjeve. Nevojitet nje promovim dhe ndergjegjesim me i madh per pergjegjshmerine mjedisore. Megjithese NJQV jane te detyruara te sigurojne sherbimin e grumbullimit, largimit dhe trajtimit te mbetjeve, problemi qendron kryesisht ne zinxhirin e manaxhimit te mbetjeve. Menyra kryesore e trajtimit te mbetjeve eshte thjesht hedhja e tyre ne fushe te hapur dhe djegia e tyre e vazhdueshme aty ku jane, duke sjelle nje rrezik te papranueshem per shendetin dhe sigurine e banoreve perreth. Lidhja me sistemin e ujit te pijshem dhe trajtimin e ujerave te zeza eshte ende e dobet dhe kjo kerkon investime te medha. Mbeten ende disa sfida per t’u trajtuar ne nivel rajonal, administrimi i mbetjeve kerkon nje ristrukturim te ketij sektori per ta bere ate me efikas per t’iu pergjigjur realiteteve te reja qe shoqerojne levizjet e popullsise dhe urbanizimin.

Ne Qarkun Diber dy jane format me te demshme te erozionit, ai siperfaqesor i tokes nga uji, dhe humbjet si pasoje e shkarjeve dhe shembjet e tokes.  Gjate viteve te fundit si rezultat i reshjeve te shumta dhe me intesitet te larte, ka patur demtime ne toka bujqesore. Ne keto kushte ka patur permbytje, erozion dhe gerryerje nga lumi Drin i Zi, kjo me e dukshme ne zonen ku ky lume bashkohet me zonen e Zallit te Bulqizes.Ne pergjithesi nuk monitorohet cilesia e ajrit ne qytetet Peshkopi, Burrel dhe Bulqize si edhe tek subjektet qe shkaktojne ndotje ajri, perjashtuar uzinen e FE-Cr. Institucionet rajonale te certifikuara, si drejtoria Rajonale e Shendetesise Diber, per mungese aparaturash nuk e realizon monitorimin e ajrit.Faktoret kryesore te ndotjes se ajrit jane shkarkimi i gazeve nga makinat e vjetra, cilesia e lendeve djegese qe perdoret per automjetet, e cila ne Shqiperi eshte me e ulet se ato te vendeve te BE-se, infrastruktura ne ndertim e cila rrit pluhurin ne ajer si edhe djegia ne disa raste te mbeturinave urbane.Ne shkalle qarku jane identifikuar rreth 6873 automjete te kategorive te ndryshme.Ndihet nevoja e politikave te vecanta afat gjata per uljen e ndotjes nga shkarkimet e automjeteve, cilesise se naftes dhe parandalimit te diegieve te mbetjeve.

 

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe