Ndërtimi i qendrës multifunksionale i krijon mundësi më shumë zyrës së turizmit, administratës lokale dhe turistëve  që viztojnë Dibrën.

Ndërtimi i qendrës multifunksionale i krijon mundësi më shumë zyrës së turizmit, administratës lokale dhe turistëve  që viztojnë Dibrën.

Në kuadër të projektit “Çiklizmi ndërkufitar: Turizmi aventuror i nivelit të ardhshëm në Mavrovo-Rostushe & Dibër” janë planifikuar punimet ndërtimore për ndërhyrje në objektet e brendshme të Pallatit të Kulturës “Haki Stermilli” në Bashkinë e Dibrës (Objektet në funksion të Zyrës së Informacionit Turistik).

Qëllimi i këtij aktiviteti është përqëndruar në ndihmën për funksionimin normal të kësaj zyre në kuadrin e kryerjes së aktiviteteve turistike, sociale, rinore, si dhe ofrimin e shërbimeve bazë për vizitorët e qendrës së informacionit turistik, më poshtë janë përshkruar aspektet kryesore të ndërhyrjes të parashikuara të kryhen në ambientet pranë zyrës së informacionit turistik.

Ndërhyrja e propozuar ka konsistuar në:

  1. Sistemi i ngrohjes dhe freskisë në funksionon të Qendrës së Informacionit Turistik
  2. Përmirësimi i kushteve të funksionimit dhe rehabilitimi i zonës së hollit të dedikuar për aktiviteteve rinore dhe artistike.
  3. Përmirësimi i kushteve të funksionimit dhe rehabilitimi ndërtimor të sallës së takimeve dhe aktiviteteve në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”
  4. Punimet e ndërtimit të rrugës hyrëse për personat me aftësi të kufizuara
  5. Përmirësimi i kushteve higjieno – sanitare në tualetet e Pallatit të Kulturës në funksion të Zyrës së Turizmit dhe qendrës shumëfunksionale.

Bazuar në afatet e aktiviteteve të projektit, projekti filloi me përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe fillimin e procedurës më 04 Korrik 2020.

Afati i fundit për përfundimin e punimeve të ndërtimit sipas kontratës është 4.5 muaj.

Nëpërmjet ndërhyrjes në objektet e përmendura më sipër është bërë e mundur përmirësimi i kushteve të mjediseve nëpërmjet së cilës është mundësuar edhe venia në funksion e tyre. Përmendim këtu funksionin (provizorisht) si qendër vaksinimi per Covid-19 të sallës së takimeve dhe aktiviteteve në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli” përgjatë periudhës Mars-Prill 2021 si dhe disa aktivitete të tjera të kryera në zonën hollit të dedikuar për aktiviteteve rinore dhe artistike.

Gjithashtu është bërë e mundur të përmirësohen kushtet higjenosanitare në banjot e tre kateve të pallatit të kulturës.

Në kuadër të këtij projekti u mundësua edhe ndërtimi i rrugës së aksesit si dhe sinjalistika e nevojshme për të vizituar mjediset e brendshme të pallatit të kulturës për personat me aftësi  ndryshe.

Pamje fotografike rreth punimeve të kryera në këtë qendër mund të  gjeni në lidhjet mëposhtë:

Foto të punimeve tek banjot: https://photos.app.goo.gl/y4jVw1pu3Md8qij66

Foto të punimeve tek salla e mbledhjeve: https://photos.app.goo.gl/jT9D5U1rpzRCiZjG8

Foto të punimeve tek Zyra e Turizmit: https://photos.app.goo.gl/Dd1JSpoAQVbV3Lsd9

Foto të punimeve tek rruga e aksesit: https://photos.app.goo.gl/7rgQmDEnVprKfTJ1A

Fotot të punimeve të përfunduara: https://photos.app.goo.gl/a5QYBkvpWrU7XUuv5

Related Posts

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian