Ndërtimi i shtigjeve të çiklizmit të aventurës një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe nxitjen e punësimit në bashkinë e Dibrës

Ndërtimi i shtigjeve të çiklizmit të aventurës një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe nxitjen e punësimit në bashkinë e Dibrës

Me qëllim përmirësimin e infrastrukturës për zhvillimin e turizmit të aventurës, në kuadër të projektit “Ciklizmi ndërkufitar: Një turizëm aventuresk i nivelit tjetër në Mavrovo-Rostushe & Dibër” janë parashikuar ndërtimi i më shumë se 40 km shtigje për bicikleta në dy zonat e projektit ndërkufitar Mavrovo-Rostushe në Maqedoninë e Veriut dhe Dibër në Shqipëri.

Për më shume lidhur me zbatimin e projektit, partnerët në dyja anët e kufirit kanë kontraktuar kompani lidhur me zbatimin e punimeve. Sa i përket ndërtimit të shtigjeve në zonën e Dibrës është bërë e mundur që deri në këto momente të finalizohen me sukses më shumë se 60% e punimeve të planifikuara.

Shtigjet e zgjedhura nga ana e eksperteve shtrihen në zonën ndërkufitare si dhe në pjesën tjetër të bashkisë së Dibrës e cila krijon më shumë mundesi dhe alternative për të gjithë.

Shtigjet të cilat janë mundësuar për tu ndërtuar, restauruar dhe vendosur sinjalistiken e nevojshme për to janë:

  • Pejkë – Kampingu i Fluturave – Hotesh (Ura e Luznisë)
  • Arrapaj i Epërm – Katund i Ri
  • Hinoskë – Ilnicë – Melan
  • Hinoskë – Rabdisht

Investimi për përmirësimin e objekteve turistike konsiston në: Ndërtimin dhe rinovimin e me shume se 40 km shtigjeve natyrore të biçikletave malore do te pasohet edhe me instalimin e sinjalistikës dhe tabelave informuese sipas standardeteve te EO-MTBing.

Ndërtimi i këtyre shtigjeve krijon mundësi të shtuar për bisneset ekzistuese në fushën e turizmit, krijon biznese të reja me fokus turizmin e aventurës, nxit punësimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës parë kjo në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

Përfituesit tanë të projektit për këtë aktivitet janë:

Turistë vendas dhe të huaj merren me aktivitete aventureske

Banorët e zonave të projektit

Related Posts

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian