
Njoftim për aplikim për anëtar të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar
Në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, të ligjit nr.69/2012, datë 21.06.2012 ” Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” , nenit 31, Udhëzimit të MAS nr.6, datë 15.04.2016 “Për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtareve të këshillit vendor të arsimit parauniversitar”, si dhe në zbatim të Urdhërit të Kryetari të Këshillit të Qarkut Dibër nr.28, datë 31.05.2016 “ Për krijimin e komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Vendor të arsimit parauniversitar”,
Komisioni shpall njoftimin për aplikim për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar;
Kandidati për anëtar i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar duhet të përmbushë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës prerë të gjykatës.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, në ngarkim të tij.
- Të ketë jo më pak se dhjetë vjet përvojë drejtuese në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar, si edhe të ketë përvojë pedagogjike në mësimdhënie.
- Të ketë, si autor i pare, botime, studime, vëzhgime, analizave..etj, në fushën e edukimit.
- Të ketë marrë pjesë në simpoziume, kongrese, konferenca ose kërkime shkencore brenda dhe jashtë vendit në fushën e arsimit parauniversitar.
Për më shumë informacion rreth aplikimit kliko Këtu