ODA DIBRANE 2020

ODA DIBRANE 2020

Edhe pse jo si organizimet traditë të viteve të kaluara për shkak të situatës Covid-19, sërish festivali “Oda Dibrane” ishte e pranishme dhe dhuroi të njëjtat emocione për dibranet e më gjerë. “Oda Dibrane” dëshmoi edhe një herë vlerën dhe rëndësinë unikale të këtij evenimenti në bashkimin e artistëve nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe promovimin e trashëgimisë folklorike të Dibrës e mbarë Shqiptarisë.

150 artiste nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut i’u bashkuan “Odes Dibrane” duke performuar, nga te cilet 7 grupe u vleresuan nga juria e festivalit me çmimet respektive:

  • Juria e festivalit vlerësoi me çmimin si “Instrumentisti më i mirë”, artistin e asamblit “Labëria” Vlorë, Vendim Kapaj.
  • Grupi artistik “Karshiaka” Shkup, mori çmimin për “Rapsodinë më të mirë”.
  • Për vallen më të mirë u vlerësua ansambli “Lidhja e Prizrenit”, Prizren.
  • Grupi i Qendrës Kulturore Librazhd “Sadi Halili” u vlerësua me çmimin kryesor “Grupi më i kompletuar i Odës Dibrane”.
  • Ansambli “Lura” mori çmimin “Hazis Ndreu”.
  • Çmimi i publikut dibran shkoi për ansamblin “Xheladin Zeqiri”, Tetovë.
  • Ansambli “Shote Galica” Drenas u vlerësua me çmimin “Orkestra më e mirë”.

“Oda Dibrane” do të jetë gjithmonë oda mikpritëse e cila kultivon vlera dhe promovon traditën e kulturën dibrane e atë kombëtare!

Related Posts

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian