
Panairi “Festa e te Vjelave”

Në daten 03 Tetor 2014, në qytetin e Peshkopisë,ne bulevardin kryesor, “Elez Isufi”, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Dibër në bashkëpunim dhe me mbeshtetje financiare te “CNVP “ ,”World Vision”, “FAF” dhe “Banka Popullore” organizoi panairin, “Festa e të Vjelave”.
Në këtë event tashmë të përvitshëm morrën pjesë rreth 150 fermerë.
Pjesëmarrësit e vizitorët u prezantuan me produkte bujqësore e blegtorale, produkte të agroindustrisë, prodhues fidanësh (frutorë e bimë zbukuruese), produkte artizanale si veshje e mjete pune, prodhues brumërash e ëmbëlsirash, bimë medicinale të ndryshme, etj.
Drejtoria e Bujqesise Diber duke qenë në koherencë të plotë edhe me politikat kombëtare për arrorët i kushtoi një pavion të veçantë arroreve, ku rreth 20 fermerë u paraqitën me arra, lajthi, gështenjë, produkte këto mjaft të kërkuara e me çmime të favorshme.
Si në të gjitha panairet e tjera edhe në këtë panair nga ana e Drejtorise se Bujqesise Dibër si menaxhuese kryesore e tij, vëmendje të veçantë ju kushtua prezantimit, ku fermerët u akomoduan nëper pavione e stenda, të ndarë sipas komunave e sipas produkteve. E veçanta e ketij panairi ishte vemendja ndaj marketingut ku Sektori i Këshillimit Bujqësor nga ana e tij, asistoi drejtpërdrejt tek çdo fermer duke i ofruar gjithë asistencën e nevojshme, që produkti që tregtohet dhe reklamohet ne kete panair të jetë jo vetëm cilësor por edhe i mirë ambalazhuar si dhe i shoqëruar me etiketën përkatëse.
Gjithashtu në këtë festë tashmë tradicionale na nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues nga MBZHRAU, ministri z.Edmond Panariti, përfaqësues vendor e të zgjedhur në Kuvend, përfaqësues nga Drejtoritë Rajonale të Qarqeve, përfaqësues të fermerëve më potencial, Kryetari i Bashkise Peshkopi si dhe Donatorë të tjerë. Për nder te tyre u shtrua sofra Dibrane ku pjesëmarrësit shijuan gatimet e pijet tradicionale të Qarkut tonë.
E gjithë kjo gamë produktesh e shërbimesh bëri që ky panair tashmë i përvitshmëm të jetë shpalosës e promovues i Rajonit si pjesë përbërëse e nxitjes dhe promovimit te vlerave në tërësi që mbart Rajoni ynë për tu bërë sa më tërheqës për vizitorët dhe investitoret.