
Aktivitetet
PANAIRI “FESTA E TË VJELAVE”
PANAIRI ” FESTA E TË VJELAVE”
Panairi ” Festa e të vjelave” u organizua sot në Dibër. Në këtë edicion të 18-të të panairit të agroprodukteve cilësore të Dibrës dhe në edicionin e 29-të të festivalit folklorik mbarëkombëtar “Oda Dibrane” e pranishme ishte dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, znj. Alma Selami. Pjesëmarrës në këto aktivitete ishin dhe deputetët e Qarkut Dibër, drejtues institucionesh dhe shumë qytetarë vendas dhe të huaj.
Larmishmëria dhe cilësia e produkteve vendase tërhoqi vëmendjen në këtë panair duke e bërë Dibrën një atraksion jo vetem turistik por edhe gastronomik.