Projekti “Ciklizmi Ndërkufitar”

Projekti “Ciklizmi Ndërkufitar”

 

  • Drejt përfundimit punimet në qëndrën Multifunksionale në Pallatin e Kulturës Peshkopi, Dibër.

Projekti “Ciklizmi ndërkufitar: Një turizëm aventuresk i nivelit tjetër në Mavrovo-Rostushe dhe Dibër” është mbështetur financiarisht nga Delegacioni Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Programit ndërkufitar Republika e Maqedonisë sё Veriut – Republika e Shqipërisë nën Instrumentin e Ndihmës së Para-pranimit (IPA II) për vitin 2016 & 2017.

Projekti po zbatohet nga:

  • Këshilli i Qarkut Dibër
  • Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF)
  • Shoqata për Eksplorim Aktiv të Turizmit 2018, Ohër
  • Komuna e Mavrovës dhe Rostushës

  Objektivi i përgjithshëm i projektit është:

Zhvillimin e mëtejshëm në sektorin ekonomik të turizmit aventuresk në zonёn ndёr kufitare Dibër dhe Mavrovo-Rostushe, nëpërmjet krijimit të produkteve të reja Turistike me objektiv final rritjen e numrit tё vizitorëve vendas dhe të huaj.

  Në kuadër të objektivit të dytё të këtij projekti janë parashikuar të ndërtohen 40 km shtigje për bicikleta në dy vendet respektive zonën e Dibrës në Republikën e Shqipërisë dhe zonën Mavrovë-Rostushe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

IPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania

ALCDF

KËSHILLI I QARKUT DIBËR