Qarku Dibër

Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 177846 banorë sipas te dhenave te vitit 2013  dhe më dendësi mesatare prej 68 banorë për km2, që është më e ulët se mesatarja e vendit. Sipas ndarjes administrative të vitit 2000, popullsia e qarkut është e shpërndarë në tre rrethe, që përfshijnë 4 bashki, 31 komuna dhe 279 fshatra.

Qarku i Dibrës ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë, në zonën qendrore malore, në të dy anët e lumit Drini i Zi dhe në luginën e Matit. Ai kufizohet në lindje me Maqedoninë, në veri me qarkun e Kukësit, në veriperëndim me qarkun e Lezhës, në perëndim me qarqet e Durrësit dhe Tiranës dhe në jug me Qarkun e Elbasanit. Dibra pozicionohet në këto koordinata gjeografike: gjerësia veriore, 41° 54′ 28″, dhe gjerësia jugore 41° 20′ 50″, gjatësi lindore 20° 34′ 50″gjatësi perëndimore 19° 48′ 36″.

Nën-Rajoni Verilindor karakterizohet nga një ndërtim gjeologjiki ndryshëm. Në këtë rajon, gjenden zona të ndryshme tektonike, si Korabi, Mirdita, Krasta – Cukali dhe Kruja. Nën-rajoni verilindor dominohet nga shkëmbinj të ndryshme të shtresëhollë dhe magmatike, sidomos ato ultra-bazikë.

Relievi i nën-rajonit është i shumëllojshëm. Ky tipar lidhet me përbërjen e ndryshme litologjike, lëvizjet neotektonike, shirat e bollshëm, kontrastet termale, pjerrësitë e mëdha kodrinore, përhapjen e mbetjeve të erozionit dhe praninë e rrjetit të dendur të lumenjve. Qarku i Dibrës karakterizohet nga pasuri të mëdha ujore.

Klima është mesdhetare kodrinore paramalore dhe mesdhetare malore

Qarku Diber bashkepunon me njesite e tjera te qeverisjes vendore, me organizata te ndryshme jofitim-prurese, me pushtetin qendror dhe me cdo individ te interesuar ne realizimin e objektivave te ndryshme kulturore, artistike, sociale dhe ekonomike.

Strategjia e Zhvillimit Rajonal” është një nga arritjet më të suksesshme të Qarkut të Dibrës, një dokument i një rëndësie të veçantë, dhe fryt i një punë të vështirë për gati dy vjet. Duke pasur parasysh se nevojat janë më të mëdha se burimet, Dokumenti Strategjik (2012-2016), shërben si udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore të Qarkut Dibër për të përcaktuar fushat prioritare për zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë, industrisë, bujqësisë, turizmit, mbrojtjen e mjedisit, dhe për të rritur integrimin social.

Strategjia e Qarkut Diber 2012-2016              Popullsia 2013-DPGJC

Popullsia e Qarkut Diber Janar 2014-DPGJC

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe