Sesioni i 45-të i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i mbajtur në Strasburg

Sesioni i 45-të i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i mbajtur në Strasburg

Gjatë sesionit të 45-të të Kongresit  të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale mbajtur në Strasburg,  përfaqësuar nga delegacioni shqiptar i përbërë nga z. Sotiraq Filo Kryetar i Bashkisë Korçë , znj. Emiriana Sako Kryetare e Bashkisë Durres dhe Zëvendës Kryetare e Delegacionit, znj. Alma Selami Kryetare e Këshillit të Qarkut Dibër dhe znj. Adelina Farrici në cilësinë e Sekretares së Delegacionit.

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës ka rinovuar presidencën me rastin e Sesionit të 45-të.
Anëtarët e Kongresit zgjodhën z. Marc Cools (Belgjikë, GILD) si Presidentin e ri të Kongresit, për një mandat dy vjet e gjysmë.

 Për delegacionin ishte me interes të madh pjesëmarrja në ditën e dytë të kongresit ku u prezantua edhe raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Sipas raportit të Kongresit, zgjedhjet vendore të 2023-it u zhvilluan në një mjedis të qetë dhe transparent, por sigurisht që ka ende vend për përmirësim. 

Ndër të tjera, pjesë e axhendës së Kongresit ishin:

  1. Diskutimi në lidhje me rolin e autoriteteve lokale dhe rajonale në sigurimin e llogaridhënies,
  2. Karta e III-të Urbane Evropiane (2023).
  3. Rroli i Rajoneve në tranzicionin energjetik.
  4. Eksperianca rajonale në realizimin e SDG-ve.
  5. Mediat lokale dhe rajonale si roje të kohezionit të komunitetit dhe angazhimi i të rinjve në pushtetin lokal.

Related Posts

Gëzuar 79-vjetorin e Çlirimit Shqipëri!!

Gëzuar 79-vjetorin e Çlirimit Shqipëri!!

28 Nëntori

28 Nëntori

Aktivitetet e  shkollave

Aktivitetet e shkollave

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe