
Shpallje per LEVIZJE PARALELE DHE PRANIM ne sherbimin civil ne kategorine ekzekutive (specialist)
Ne zbatim te nenit 25 dhe te nenit 26, te Ligjit nr. 152/2013 “Per nepunesin civil”, i ndryshuar, si dhe te Kreut II,III te Vendimit nr.243, date 18.03.2015 te Keshillit te Ministrave, Drejtoria e Menaxhimit te Burimeve Njerezore (Njesia Pergjegjese) prane Keshillit te Qarkut Diber shpall proceduren e levizjes paralele dhe pranimit ne sherbimin civil ne kategorine e ekzekutive per pozicionin:
- 1(nje) Specialist i arsimit, kultures dhe çeshtjeve sociale – Kategoria IV/2, Specialist i nivelit B.
Per te dy procedurat (levizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil) aplikohet ne te njejten kohe.
Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit per LEVIZJE PARALELE eshte data 21 Maj 2018
Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit per PRANIM NE SHERBIMIN CIVIL eshte data 25 Maj 2018
Pershkrimi i pergjithshem i punes :
- Krijon, sistemon dhe perditeson bazen e te dhenave statistikore mbi arsimin, kulturen dhe çeshtjet sociale ne rajon.
- Përpunon dhe zhvillon analiza/sondazhe, duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore si pyetësorë, statistika, intervista, vëzhgim të drejtpërdrejt në terren etj.
- Në bazë të rezultateve të nxjerra nga studimet/sondazhet, propozon rekomandime për përmirësim të rregullave/procedurave/praktikat administrative aktuale.
- Merr pjesë në grupet e punës për hartimin e rregulloreve/manualeve/procedurave.
- Merr pjesë në përgatitjen e dosjeve përkatëse për njohjen dhe klasifikimin e vlerave kulturore sipas legjislacionit përkatës.
- – Pregadit dokumentacionin per takimet periodike te Keshillit Vendor te Arsimit.
- Kordinon veprimtarine me bashkite e qarkut dhe OJF qe veprojne ne rajon.
Per me shume informacion klikoni Ketu
Njoftim per perfundimin e afatit te aplikimit per levizje paralele .