
Aktivitetet
Takim me Shoqatën për Autonomi Vendore dhe përfaqësues të Këshillit të Europës
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj.Alma Selami pati nderin dhe kënaqësinë të jetë pjesë e takimit me delegacionin nga Shoqata për Autonomni Vendore / SHAV si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale z. Mori në ambjentet e zyrave të Këshillit të Europës.
Fokus kryesor ishte tema për mbështetjen e Qeverisjes Lokale për krijimin e një strukture të re të ekspertizës, me qëllim mbeshtetjen e nevojave aktuale të Bashkive për të përthithur fonde.
Gjithashtu në takim u identifikuan disa nga nevojat preoritare:
- Vazhdimin e decentralizimit të
- Ritjen e % se buxhetit dedikuar Bashkive.
- Rolin e Bashkive në fushat prioritare globale, në drejtim të klimes dhe dixhtalizimit.
- Politika dhe fonde në drejtim të zbutjese së pabarazisë mes Rajoneve dhe Bashkive etj..
Në këtë takim Kryetarët pjesëmarrës shprehën gjithashtu rëndësinë e krijimit të Ministrisë së Shtetit të Pushtetit Lokal si një vëmëndje e shtuar për zhvillimin lokal.