
Takim programi IPA Maqedonia e Veriut – Shqiperi
Struktura Operuese pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si institucion koordinues për zbatimin e programeve të Bashkëpunimit Territorial në Shqipëri, së bashku me institucionet mbështetëse të programeve ndërkufitare, kanë nisur aktivitetet për përgatitjen e programeve të Bashkepunimit Territorial për perspektiven e ardhshme të financimit të Bashkimit Evropian 2021-2027.
Sot pranë zyrave të qarkut Dibër u realizua nje takim midis përfaqesuesve Këshillit të Qarkut Dibër, përfaqesuesve të bashkisë Dibër dhe përfaqesuesve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duke synuar nxitjen e diskutimeve të grupeve të interesuara për çështje më të detajuara se ato që mbulohen nga pyetsoret si dhe u paraqit në mënyrë të detajuar propozimi për strukturën e re të programeve të Bashkëpunimit Territorial në Shqipëri për periudhën 2021-2027, për zonat e lejuara të programeve dhe prioritetet e saj.