Takimi i rradhes i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar

Takimi i rradhes i Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar

Informacion i përmbledhur mbi takimin e Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar Korrik
2022
Në datën 14 Korrik 2022 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Kryetares së
Këshillit të Qarkut Dibër Zj. Valentina Haliti u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor të
Arsimit Parauniversitar.
Në takim morën pjesë përfaqësues të zyrave vendore arsimore, drejtuesit e zyrave përkatëse në
bashki që mbulojnë problemet e arsimit si dhe personalitete të arsimit nga katër bashkitë e
qarkut.
Meqenëse një nga temat që u trajtua në këtë takim ishte “Arsimi professional në rajon”, në takim
mori pjesë edhe zëvendës drejtori i shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi Z.
Meleq Methasani.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Zj. Valentina Haliti falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen dhe
kontributin e tyre në funksionimin e kësaj strukture dhe prezantoi për të pranishmit rendin e
ditës:
1. Arsimi profesional në rajon.
– Mundësitë që ofron rajoni për ndjekjen e arsimit profesional.
– Të dhëna statistikore për regjistrimet në arsimin profesional.
– Bashkëpunimi me biznesin për zhvillimin e arsimit profesional.
– Mundësitë e promovimit të arsimit profesional dhe hapjen e degëve të reja.
2. Procesi i administrimit të provimeve të maturës shtetërore.
– Përzgjedhja dhe trajnimi i administratorëve.
– Bashkëpunimi me organet e rendit.
– Rastet e sanksioneve ndaj maturanteve dhe administratorëve.
– Analizimi i rezultateve në provimet e MSH, penalizimet e mundshme.
3. Miratimi i rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme.
– Në pikën e parë të rendit të ditës anëtarët e këtij Këshilli pasi u njohën me relacionin e përgatitur
kryesisht me informacionin e ardhur nga Drejtoria e Shkollës së Mesme Profesionale, në
diskutimet e tyre vendosen theksin tek promovimi I arsimit professional me qëllim shtimin e
numrit të nxënësve që ndjekin këtë arsim.
Nga zv/drejtori i shkollës së mesme profesionale u informua Këshilli se po punohet për hapjen e
drejtimit mësimor “hoteleri-turizëm” si nevojë e zhvillimit të turizmit në rajon.
-Në lidhje me procesin e administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore nga përfaqësuesit e
Zyrave Vendore Arsimore u diskutuan me detaje problemet dhe vështirësitë e këtij procesi mjaft
të rëndësishëm. Nga diskutimet e të pranishmëve konstatohet se megjithë bashkëpunimin
ndërinstitucional dhe trajnimin e vazhdueshëm të administratorëve, përsëri hasen probleme dhe
vështirësi në përmbushjen e këtij detyrimi.
Zyrat Vendore Arsimore janë në pritje të përfundimit të procesit të analizës së rezultateve të
Maturës Shtetërore, mbi bazën e të cilës do të ndërtojnë veprimtarinë në të ardhmen.
-Këshilli miratoi rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme. Temat nga plani vjetor për të cilat u
ra dakort të trajtohen në takimin e ardhshëm ishin:
1. Përgatitja e ambjenteve për fillimin e vitit shkollor 2022-2023.
2. Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore.

Related Posts

10-vjetori i Shkollës 9-vjeçare Hasan Leka

10-vjetori i Shkollës 9-vjeçare Hasan Leka

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi

Shkolla 9-Vjeçare  “KLODIAN TANUSHI”

Shkolla 9-Vjeçare “KLODIAN TANUSHI”

Festa 23 Gushtit

Festa 23 Gushtit

Qarku Dibër

Gastronomi

Panairi të vjelave

Traditë

Faqe