Ne datat 23, 24, 25 dhe 26 Tetor 2014 ne qytetin e Peshkopise, u zhvillua edicioni i 20-te i festavilit mbarkombetare “Oda Dibrane”  Oda Dibrane ne gjuhen popullore simbolizon dhomen e pritjes se mikut. Ajo eshte simbol i vatres, bese e bujarise.

 I.  Festivali “Oda Dibrane 2014” 
 II. Flete palosje Oda Dibrane

Qarku Diber shquhet per traditen ne organizimin e aktiviteteve kulturore. Dinamika e zhvillimit te ketyre aktiviteteve ka qene gjithmone rezultat i bashkepunimit nderinstitucional. Ne kuader te  politikave nxitese e  promovuese qe shpalosen nga MBZHRAU  edhe ne rajonin tone u be i mundur organizimi i panairit “Festa e të vjelave” me datë 03 Tetor  2014.

 

III.  Panairet e Qarkut Dibër
IV.  Panairi “Festa e të Vjelave  2014”    
V.  “Festa e Drinit”

 

VI. DHENJE TITULLI ” QYTETAR NDERI “.

Për kontritubin e lartë në promovimin e vlerave patriotike dhe qëndresës të popullsisë së Qarkut Dibër, e pasqyruar nëpërmjet botimeve historike, si dhe për vlerat e larta profesionale dhe akadaemike, Këshilli i Qakut Diber, me Vendim Nr. 17, date 27.06.2019 i jep titullin : “NDERI I QARKUT DIBER“, z. Bajram Liman XHAFA.

no images were found

 

VII. Panairi “Festa e të Vjelave 2019”

Mëngjesi i datës 4 Tetor, e gjeti Peshkopinë ndryshe nga ditët e tjera.Që në krye të tendave, sapo fillon bulevardi, janë vendosur dy stiva jonxhë dhe sipër tyre qëndron nga një kungull i cili është i fundit që mblidhet nga vjeshta. Prodhuesit e mollëve, frutave të tjera, grupet e prodhuesve të arrorëve, grupet prodhuese të jufkafe tradicionale dibrane, perimet, gatimet tradicionale dhe agro-përpunuesit e bulmetit, pijeve dhe lëngjeve të frutave, e bënë më gjalleruese ngjyrën e kuqërremtë të gjetheve të stines së vjeshtës. Vizitorët ndoqën edhe koncerte dhe aktivitete të tjera të grupit artistik vendas të valleve dhe cirkut në një skenë të dekoruar me sende dhe motive natyrore dhe bujqësore.

no images were found

 

VIII. Festivali “Oda Dibrane 2019”

Në datat 4, dhe 5 Tetor u zhvillua festivali tradicional mbarëkombëtar “Oda Dibrane”.Në këtë festival marrin pjesë shumë grupe kulturore artistike të cilat vijnë nga të gjitha trojet Shqiptare të cilët do të performojne pjesët e tyre artistike përballë publikut artdashës të Dibrës.

Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës, besës e bujarisë. Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike dhe lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga, ku përdoreshin fjalët e urta dhe dialogu alegorik.

Ky festival është një veprimtari specifike dhe origjinale në Shqipëri dhe më gjerë. Në këtë eveniment tashmë të përvitshëm marrin pjesë ansamble dhe grupe folklorike e popullore nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Festivali Folklorik “Oda Dibrane” ka për qëllim të prezantojë kulturën e popullit tonë si edhe të promovojë vlerat e trashegimisë shpirtërore në një gjini të vecantë , atë të këngës dhe valles humoristike, të ritit dhe alegorisë si edhe ti mbrojë keto vlera.