Trajnimit i guidave të nivelit të parë të EoMTBing (Organizata Europiane e Instruktimit dhe Guidimit të Çiklizmit Malor)

Trajnimit i guidave të nivelit të parë të EoMTBing (Organizata Europiane e Instruktimit dhe Guidimit të Çiklizmit Malor)

Nga datat 08 -12 Maj 2021 ne qytetin e Peshkopisë u zhvillua trajnimi guidave të nivelit të parë të EoMTBing. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Ciklizmi ndërkufitar: Një turizëm aventuresk i nivelit tjetër në Mavrovo-Rostushe & Dibër” i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut. Ky trajnim u krye nën drejtimin e organizatës ALCDF – Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale në partneritet me Këshillin e Qarkut Dibër me asistencën e ekspertëve të kompanisë “Alliance ASE” të kontraktuar për ofrimin e shërbimeve të tilla.

Në këtë trajnim morrën pjesë 15 persona nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u trajnuan dhe morrën njohuritë e duhura teorike dhe praktike lidhur me çështjet e mëposhtme:

  • Demonstrimi i teknikave bazë dhe bazat e metodologjisë së të mësuarit.
  • Planifikimi dhe zbatimi i turreve të çiklizmit malor në grup
  • Shërbimet dhe rregullimet e duhura bazë për biçikletat
  • Si të guidosh
  • Aftësitë themelore e të mësuarit
  • Testimi me shkrim dhe ai praktik lidhur me njohuitë e marra.

Trajnimi ishte shumë intensiv dhe përmbushi pritshmëritë e parashikuara nga ana e projektit.

Related Posts

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian