Ura e Varur në Fshatin Pejkë.

Ura e Varur në Fshatin Pejkë.

Rehabilitimi i urës së varur mbi lumin Drin,e cila lidh Njësinë Administrative Melan me Njësinë Administrative Luzni.

Rehabilitimi i kësaj ure është mundësuar në kuadër të projektit “Çiklizmi Ndërkufitar: Një turizëm i aventurës i një tjetër niveli në bashkitë Mavrovë-Rostushë në Maqedoninë e Veriut dhe bashkinë Dibër në Shqipëri”. Ky projekt po zbatohet në partneritet midis ALCDF – Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale dhe Këshillin e Qarkut Dibër.

Si pjesë e shtegut të çiklizmit të aventurës Pejkë – Hotesh, Ura e varur shërben për lidhjen e brigjeve të lumit Drin pranë kampingut të Fluturave.

Për më tepër risitë dhe përfitimet qe vijnë nga rehabilitimi i saj lidhen me:

        Ura e varur pranë lagjes së fisit që mban mbiemrin Gjurra, në fshatin Pejkë kalon mbi lumin e Drinit të Zi.

Kjo urë lidh fshatrat Pejkë, Pjeçë, Trepçë, Melan dhe Ilnicë të cilat i përkasin Njësisë Adminsitrative Melan dhe që shtrihen në pjesën lindore të lumit Drin dhe fshatrat, Hotesh, Katund i Ri, Lishan i Poshtëm dhe Lishan i Epërm të Njësisë Administrative Luzni.

        Gjithashtu nëpërmjet kësaj ure do të mundësohet më tej komunikimi me fshatrat Shpukth, Mazhicë, Shtushaj dhe Zogje të Njësisë Administrative Shupenzë.

        Për shkak të lidhjeve farefisnore dhe miqësore të trashëguara ndër breza kjo urë ka shërbyer si ndërlidhëse midis familjeve të këtyre zonave.

        Nga rehabilitimi i kësaj ure përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë rreth 4500 banorë të fshatrave që përmendëm më sipër si dhe në mënyrë indirekte rreth 2000 persona nga fshatrat e tjera.

        Rehabilitimi i kesaj urë është iniciuar në kuadër të Projektit “Çiklizmi Ndërkufitar: Një turizëm i aventurës i një tjetër niveli në bashkitë Mavrovë-Rostushe në Maqedoninë e Veriut dhe bashkinë Dibër në Shqipëri”, e cila është pjesë e njërit prej shtigjeve të planifikuara per t’u rehabilituar.

        Nëpërmjet këtij shtegu do të krijohen lidhje edhe me shtegun tjetë të planifikuar në kuadër të këtij projekti.

        Përgjatë këtij shtegu dhe në krah të kësaj ure ndodhet Kampingu i Fluturave i cili ofron shërbime të orientuara drejt turizmit të traditës si dhe shfrytëzimi i bukurive natyrore që ofrojnë zonat si: lumi Drin, Kanioni i Fluturave dhe Kullat e Zonës. Ky Kamping ka funksionuar edhe përgjatë periudhës së dimrit.

        Kampingu frekuentohet nga rreth 1000 – 1200 persona përgjatë një viti.

Puna po vazhdon edhe për rehabilitimin e shtigjeve të ciklizmit të aventurës.

Related Posts

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të Mbrojtjes së Tokës(KMT)

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Këshilli Vendor i Arsimit Parauniversitar

Nata Dibrane në Ulqin

Nata Dibrane në Ulqin

Dita e Bashkëpunimit Territorial Europian