Konstituimi i Këshillit të Qarkut Dibër

Kryetar i Këshillit të Qarkut Dibër

Sot, më datë 18.09.2019 u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Dibër, e drejtuar nga Kryetari i Bashkisë qendër Qarku z. Dionis Imeraj, ku pas zgjedhjes së komisionit të mandateve dhe verifikimit të mandateve, këshilltarët i dhanë një mbështetje në mënyrë unanime si Kryetare e Këshillit të Qarkut Dibër znj. Valentina Haliti, ndërsa si zëvendës kryetar z. Halit Palamani. Gjithashtu në këtë mbledhje konstituimi u zgjodh dhe kryesia e Këshillit të Qarkut e përbërë nga përfaqësues të bashkive Dibër,Bulqizë,Klos dhe Burrel.

Teksa falenderoi anëtaret për detyrën e re që i besuan, znj. Haliti shprehu bindjen se fal vullnetit dhe bashkëpunimit edhe nga bashkitë përbërëse, katër vitet e ardhshme do të jenë një histori suksesi.

 

Related Posts

ODA DIBRANE 2020

ODA DIBRANE 2020

Workshop- i  me Këshilltarët bashkiakë të Qarkut Dibër dhe përfaqësuesin e prefekturës Dibër.

Workshop- i me Këshilltarët bashkiakë të Qarkut Dibër dhe përfaqësuesin e prefekturës Dibër.

Mbledhja e rradhës i Komisionit të mbrojtjes së Tokës (KMT)

Mbledhja e rradhës i Komisionit të mbrojtjes së Tokës (KMT)

Mbledhja e rradhës e Këshillit të Qarkut Dibër.

Mbledhja e rradhës e Këshillit të Qarkut Dibër.